Horoskopi ditor, e shtunë 1 korrik 2017

Dashi

Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do tregoheni më të kuptueshëm me partnerin/en tuaj. Nga ana tjetër ai/ajo do mundohet me sa të mundet t’ua bëjë qejfin. Beqarët do kenë shumë propozime, por duhet të mendohen mirë para se të zgjedhin të duhurin. Në planin financiar duhet të keni kujdes.

Demi

Jeta juaj në çift nuk do jetë aspak si një lumë i qetë sot. Do jeni shumë xhelozë dhe do reagoni në mënyrë të menjëhershme edhe sikur partnerit/es t’i hidhet një vështrim. Beqarët do kërkojnë shumë, por sërish nuk kanë për ta gjetur personin e duhur. Në planin financiar nuk duhet të dekurajoheni nga situata ekzistuese.

Binjakët

Do konfliktoheni shumë gjatë kësaj dite me atë që keni në krah dhe kjo nuk do iu lejojë të jetoni të qetë. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të tregoheni pak më tolerantë. Beqarët do i marrin gjërat si t’iu vijnë dhe nuk do kërkojnë me ngut të krijojnë një lidhje. Situata financiare do jetë më e mirë sesa e mendoni.

Gaforrja

Mos bëni gabimin e madh të provokoni xhelozinë e partnerit/es tuaj sot sepse nuk do arrini dot ta kontrolloni situatën që do krijohet. Beqarët do jenë gjatë gjithë kohës në kërkim dhe me shumë gjasa do e gjejnë një peron serioz me të cilin do krijojnë një lidhje. Në planin financiar do kaloni një ditë paksa të vështirë.

Luani

Ditë përgjithësisht e ekuilibruar kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do ua vënë shumë veshin disa kritikave të kota që do iu bëjë partneri/ja dhe do e toleroni atë. Beqarët do kenë takime, por historitë e vërteta të dashurisë nuk pritet të fillojnë sot. Financat duhet t’i menaxhoni me shumë rigorozitet dhe seriozitet.

Virgjëresha

Ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Partneri/ja po ua punon mbrapa krahëve prej kohësh dhe ju as që kishit kuptuar asgjë. Beqarët duhet të tregohen më të zgjuar dhe të përfitojnë nga takimet që do kryejnë. Për financat dita do jetë më e mirë. Financat do rritet ndjeshëm.

Peshorja

Fati do jetë gjatë gjithë kohës me ju në planin sentimental dhe gjithçka do shkojë më së miri. Madje do i sqaroni edhe disa debate që keni pasur apo disa mëri të së shkuarës. Beqarët do kenë të gjitha aftësitë për të bërë për vete personin që do pëlqejnë më tepër. Në sektorin e financave ulni shpenzimet nëse nuk doni te ngeleni pa para.

Akrepi

Nëse bëni pak më shumë lëshime gjatë kësaj dite ndaj atij që keni në krah, marrëdhënia mes jush do përmirësohet ndjeshëm. Në të kundërt mund të keni debate. Beqarët do tërhiqen shumë nga disa persona më të mëdhenj se ata sepse do kërkojnë më shumë siguri. Situata financiare nuk do jetë problematike.

Shigjetari

Ditë mjaft e qëndrueshme për të dashuruarit kjo e sotmja. Të dy do jeni me humor të mirë dhe do bëni gjithçka për të përjetuar sa më shumë emocione dhe kënaqësi. Beqarët nuk duhet të nxitohen pas një takimi që do kenë. Më mirë do jetë t’i marrin gjërat sa më shtruar. Në planin financiar nuk duhet të luani me zjarrin.

Bricjapi

Konfigurimi i yjeve do jetë shumë i favorshëm sot për jetën sentimentale të çifteve. Harmonia dhe mirëqenia do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Për beqarët më në fund mund të rizgjohen ndjenjat dhe pasioni. Një preson që keni njohur prej kohësh do iu bëjë një propozim interesant. Për financat dita do jetë goxha e paqëndrueshme.

Ujori

Ka shumë mundësi që partneri juaj ta mbajë një premtim të bërë prej disa kohësh dhe kjo do iu bëjë të ndiheni për mrekulli. Bashkëpunimi me të do vazhdojë të jetë i fortë. Beqarët do dinë të zgjedhin personin e duhur ndërmjet atyre që do takojnë sot. Në planin financiar do kryeni transaksionet e duhura dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli.

Peshqit

Nëse jeni në një lidhje prej disa kohësh, ka shumë gjasa të tundoheni nga dikush dhe të tentoni ta tradhtoni partnerin/en. Lidhjes suaj mesa duket po i vjen fundi. Beqarët nuk duhet të krijojnë shumë iluzione për dikë që do takojnë sepse do zhgënjehen. Financat nuk do jenë të këqija dhe situata do vazhdojë të jetë e njëjtë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pence, Tillerson i kërkojnë Rusisë të rimendojë marrëdhënien me Assadin

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, tha se “të gjitha provat”...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.