Horoskopi ditor, e shtunë 8 korrik 2017

Dashi

Horoskopi nis me një këshillë për ju për këtë të shtunë: bëni analizë të mirë, sidomos nëse bëhet fjalë për paratë. Lëreni për një çast mënjanë punën dhe mundohuni, të argëtoheni.

Demi

Në qendër të vëmendjes do të jenë çështjet financiare dhe shpenzimet e mundshme. Do të ziejnë shumë gjëra “në tenxhere”, përfitoni për të reflektuar.

Binjakët

Fundjava do të jetë e mbushur me shumë hije. Planet rrezikojnë që të dështojnë, për shkak të të papriturave të minutës së fundit. Kjo fundjavë, duhet të kalojë sa më parë për të lindurit e kësaj shenje.

Gaforrja

Përdorni energjinë tuaj, për të realizuar një objektiv tuajin të rëndësishëm, por veproni me qetësi. Vetëm kështu do të mund të shmangni çdo pengesë të mundshme.

Luani

Yjet ju buzëqeshin dhe ju duhet t’iu përgjigjeni me humor të mirë. Kjo e shtunë paraqet takime interesante. Lëvizni për të ndryshuar një situatë e cila prej kohësh është e palëvizshme.

Virgjëresha

Nuk do jetë një ditë nga ato për t’u mbajtur mend. Në familje priten kundërshti për shkak të çështjeve që kanë të bëjnë me të kaluarën. Për shkak të humorit të keq do të dështojnë shumë plane që kishit bërë.

Peshorja

Moment i sikletshëm në familje dhe me bashkëpunëtorët, pasi yjet janë në kundërshtim me ju. Bëjini gjërat e qarta, sinqeriteti nxjerr gjithmonë faqebardhë.

Akrepi

Zhdukni dembelizmin nga mendimet tuaja dhe dita do të ndryshojë. Do të merrni prova të forta miqësie nga një person që e keni nënvlerësuar. Shpërblejeni me një gjest të mirë.

Shigjetari

Asnjë pengesë, mund të veproni në rrugën tuaj pa u karikuar me entuziazëm. Mundësitë dhe fati nuk do të mungojnë, mirëpriteni dhe suksesi do të jetë i garantuar.

Bricjapi

Priten kundërshti me bashkëpunëtorët tuaj, për çështje që kanë të bëjnë me paratë. Mundohuni që t’i zgjidhni çështjet e mbetura pezull, duke evituar rrugët ligjore.

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje janë të përkëdhelurit e yjeve. Puna dhe biznesi do të shkojnë më së miri. Në dashuri parashikohet një takim romantik. Raportet me njerëzit që i rrethojnë do të jenë harmonike.

Peshqit

Do të keni liri për të vepruar, por nuk do arrini që të gjeni marrëveshjen me kolegët. Entuziazmi nuk do ju mungojë, por nuk do të mjaftojë. Këshillohet që të qëndroni me këmbë në tokë. Duhet ta bëni në këto momente!

Shkruar Nga
More from Revista User

Putin: Rusia nuk ka mbështetur kurrë dopingun e atletëve

Rusia nuk ka pasur kurrë një program dopingu të sponsorizuar nga shteti,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *