Horoskopi, e hënë 26 qershor 2017

scorpione2

Dashi

Një numër i madh planetësh po punojnë në shenjën tuaj, për t’iu lehtësuar detyrimet. Sidomos në sferën profesionale mund të vini në zbatim plane që keni në sirtar.

Demi

Jeni distancuar aq shumë sa që tani e keni shumë të vështirë të gjeni gjallërinë e duhur, por kini besim. Nëse maji ju ka mbushur me pakënaqësi, diçka do të ndryshojë për mirë dhe do e vini re së shpejti.

Binjakët

Kushtojini vëmendje këshillave me vlerë të një eksperti për të zgjidhur problemet profesionale. Planete të ndryshme do të përplasen në shenjën tuaj duke shkaktuar trazira, sidomos në familje.

Gaforrja

Me kokëfortësinë tuaj mund të hasni probleme duke u mbyllur brenda në guaskën tuaj. Si në profesion edhe në dashuri, do të keni mjetet e duhura për t’ia dalë në vendosjen e rregullave tuaja.

Luani

Do të rigjeni harmoninë në dashuri. Në këtë fillim javë do të keni më shumë energji, vendosmëri dhe rezultate duke rezultuar mjaft të frytshëm dhe me ambicie në punë.

Virgjëresha

Do të jetë një e hënë e mbushur me angazhime dhe duhet të bëni kujdes që të merreni me të gjitha. Është i ditur fakti që profesioni ndërtohet ditë pas dite, por që vlerësimi jepet më vonë.

Peshorja

Planetet do ju mbështesin maksimalisht, duke i’u treguar rrugën që duhet të ndiqni. Në sferën profesionale do të jeni të kënaqur. Edhe në familje do të jepni kontributin tuaj, i cili do të vlerësohet.

Akrepi

Kundërshtia e disa planetëve do të bëjë që të keni ngarkesë të madhe në punë. Mbrëmja pritet të jetë më qetësuese, ndaj lejojini vetes disa momente qetësie me partnerin/en tuaj.

Shigjetari

Ylli juaj udhëheqës do ju mundësojë një ditë shumë të mirë. Do arrini të kapërceni çdo problem profesional dhe në dashuri, duke e rikthyer lidhjen tuaj në ekuilibër.

Bricjapi

Në familje do të keni disa pengesa të cilat do arrini që t’i kapërceni në sajë të ndikimit të Venusit. Në punë nuk mund të mënjanoheni, por duhet të jepni kontributin tuaj.

Ujori

Nuk mund të limitoheni duke qenë vetëm spektatorë pasiv, por duhet të ktheheni në protagonistë të planeve që keni ndërmend. Keni një kapacitet organizativ të dukshëm, i cili do të mbështetet edhe më shumë në sajë të ndikimit të fortë të Mërkurit.

Peshqit

Ju dhe partneri/ja juaj nuk e kuptoni njeri tjetrin, njësoj si të flisnit gjuhë të ndryshme. Mundohuni të gjeni një kompromis, i cili t’iu përshtatet të dyve. Një numër i madh planetësh do ju ndihmojnë në projekte të ndryshme profesionale që keni ndërmend.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çaji i zi, efektet çudibërëse në shëndet

Kemi folur shumë për efektet e shëndetshme që ka çaji i të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *