Horoskopi i ditës, 17 qershot

Dashi

Këtë të diel do të rrethoheni nga një ambjent i ngrohtë për juve. Do merreni vesh më së miri me partnerin dhe gjithçka do shkojë për mrekulli. Beqarët nuk duhet në asnjë mënyrë të refuzojnë ftesat qe do ju bëhen sepse kanë për të humbur mundësi shumë të mira. Në planin financiar do dini si ti menaxhoni të ardhurat.

Demi

Do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çift gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet. Komunikimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Beqarët nuk duhet të krijojnë shumë iluzione në jetën e tyre sentimentale sepse do zhgënjehen. Financat do jenë të shkëlqyer.

Binjakët

Planetët do e mbrojnë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift gjate kësaj dite dhe do ju afrojnë më shumë me njeri-tjetrin. Beqarët do gjenden që në orët e para të mëngjesit përpara disa zgjedhjeve të vështira. Mendohuni mirë para se të vendosni. Financat do jenë në një gjendje më të qëndrueshme dhe mund t’ia lejoni vetes ndonjë shpenzim me tepër.

Gaforrja

Ditë harmonike dhe e mbushur me emocione të forta kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni të matur me xhelozinë dhe nuk priten mosmarrëveshje. Beqarët nuk duhet në asnjë mënyrë të tregohen impulsivë sepse do bëjnë gabime qe do ju ndikojnë tek e ardhmja. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe.

Luani

Ambienti yjor do ju mundësojë të afroheni edhe më tepër me partnerin tuaj dhe të flisni për gjithçka me të. Atmosfera do ngrihet nga momenti në moment. Beqarët nuk duhet t’iu bien me shkelm mundësive qe do I’u jepen sepse me vonë ato edhe mund të mungojnë. Financat do jene goxha delicate

Virgjëresha

Do keni fat me shumicë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Ambienti do fillojë të ngrohet tej mase dhe do ndiheni për mrekulli në krahët e atij që dashuroni. Beqarët do pëlqejnë personat me të cilët i lidhin interesa të përbashkëta. Financat duhet t’i keni më në vëmendje se kurrë.

Peshorja

Raporti juaj me atë qe keni në krah do lërë shumë për të dëshiruar gjatë kësaj dite. Nuk do merreni vesh dhe secili do kërkojë te jetë shefi. Beqarët do i harrojnë ato që kanë kaluar dhe do mendojnë të joshin persona të tjerë. Ne planin financiar do keni vështirësi ta stabilizoni gjendjen, por me pak durim dhe përpjekje edhe mund t’ia dilni.

Akrepi

Nëse jeni ne një lidhje asgjë nuk do shkoje sipas parashikimeve. Të dy do jeni te cekët në mendime dhe do debatoni për gjera të kota. Merrni kohët e duhur për të qëndruar pak vetëm dhe të reflektuar. Beqarët do realizojnë një takim i cili do ju pëlqejë ne çdo pikë. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe të vendosur ta përmirësoni sa më shpejt gjendjen e të ardhurave.

Shigjetari

Mëngjesi do jetë delikat për të dashuruarit, por me kalimin e orëve do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni ta përmirësoni situatën. Beqarët do tregohen të disponueshëm për të pasur njohje të reja. E gjithë jeta do ndryshojë njëherë e mire për ta. Në planin financiar do keni shumë fat. Gjendja do jetë shumë më e mirë nga sa ju e keni pritur.

Bricjapi

Duhet te bëni më shume lëshime në jetën tuaj në çift sot në mënyrë që lidhja me partnerin të ecë në rrugën e duhur. Po kërkuar të vendosni vetë për çdo gjë do keni probleme dhe debate. Beqarët ka rrezik të pranojnë të dalin me personat e gabuar të cilët shumë shpejt do i’u bëjnë të vuajnë. Në planin financiar me pak optimizëm dhe durim mund t’ia dilni të mos keni probleme.

Ujori

Do i qëndroni shumë besnikë partnerin tuaj sot edhe pse tundimi do jetë i madh. Partneri do ndihet mjaft krenar që ju ka në krah dhe do mendojë t’iu bëjë një propozim impresionues. Beqarët do jenë me humor të mirë dhe do i pranojnë te gjitha ftesat që do iu bëhen. Me financat duhet të jeni të kujdesshëm.

Peshqit

Nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur partnerit tuaj dhe duke e lënë pas dore ka rrezik të filloni dalëngadalë ta humbni. Beqarët do jenë gati të bëjnë çdo lloj sakrifice për të arritur atë që dëshirojnë. Personi i ëndrrave më në fund do bëhet pjesë e jetës së tyre. Në planin financiar gjendja do jete delikate dhe priten goxha vështirësi.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Piramida, Veliaj: Një tjetër xhevahir i çmuar i Tiranës, programet inovative

  Piramida e Tiranës do të jetë një godinë transparente dhe plot...
Read More