Horoskopi i ditës, 23 korrik

Dashi
Mund të gjeni stimuj shumë të mirë, të cilët do ju lejojnë që të jepni maksimumin në vendin e punës. Vendosja e objektivave të rinj nuk është diçka e lehtë, por duhet të jeni gati për të marrë edhe vendime të rrufeshme.

Demi

Shmangni të treguarit shumë agresiv në diskutime familjare apo për menaxhimin e të ardhurave, pasi një fjalë më shumë mund të krijojë keqkuptime edhe më të mëdha. Në dashuri, do të jeni shumë kërkues por kjo gjë mund të bezdis partnerin/en tuaj, ndaj bëni kujdes.

Binjakët

Duke qenë të dashuruar do të jeni gati që të bëni gjithçka vetëm që të kënaqni partnerin/en tuaj. Kjo është një periudhë e cila vlerëson ndjenjat dhe ju lejon që të zyrtarizoni një raport të ri. Kjo e hënë ju fton që në vendin e punës të merrni më shumë vendime.

Gaforrja

Parashikohet një fillimjavë interesante, për gjithë ata që kanë dëshirë që të forcojnë raportet me familjen apo partnerin/en. Pas një jave të turbullt që keni lënë pas në vendin e punës, tashmë mund të tregoheni më të sigurtë dhe vendosur, për arritjen e rezultateve të mëdha.

Luani

Kjo është një periudhë e cila ju sugjeron që të jeni më kurajoz dhe të hidhni hapin e parë, sidomos në raport me një person që ju intereson. Në vendin e punës do të jeni tejet karizmatik, ndërkohë që bashkëpunimet e reja janë mjaft të favorshme.

Virgjëresha

Duhet të sforcoheni më shumë në mënyrë që të korrni rezultatet e shpresuara në vendin e punës. Më në fund do të merrni përgjigjen që prisnit, pas shpenzimit të shumë energjive.

Peshorja

Ndonëse parashikohen jo pak pengesa për tu kapërcyer, ky është një moment shumë i mirë për të fituar pikë në vendin e punës. Duhet të shmangni sa më shumë debatet, pasi mund të rezultojnë kundër produktive.

Akrepi

Në dashuri do të jeni tejet konfuz dhe për këtë arsye keni qenë të tensionuar gjatë ditëve të fundit. Këshillohet që të mos merrni vendime drastike, por mbi të gjitha mos kini frikë të guxoni dhe ti lini ndjenjat të lira.

Shigjetari

Duhet të jeni të fortë dhe të vendosur, pasi ky është momenti më pjellor për çështjet e biznesit. Dikush do të mundohet t’iu vendos shkopinjtë nën rrota dhe për këtë arsye, është mirë që të jeni të rrethuar nga aleatë të vlefshëm. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar gjatë kësaj të hëne.

Bricjapi

Parashikohet një javë e cila do ju lejojë që të shuani çdo dyshim që keni pasur dhe të përqendroheni maksimalisht në vendin e punës. Parashikohet një ditë mjaft e mbarë, gjatë së cilës do të veproni me maturi lidhur me shpenzimet.

Ujori

Duhet të përpiqeni më shumë për të arritur rezultate më të mira në sferën profesionale, por duhet të jeni të gatshëm që të punoni më fortë. Mundohuni që të mos lodheni shumë, sa i takon udhëtimeve apo zhvendosje. Në dashuri, sugjerohet që të mos jeni shumë kokëfortë.

Peshqit

Parashikohen mundësi shumë të mira për të forcuar një ndjenjë apo për të zyrtarizuar historinë tuaj me partnerin/en. Jini romantik dhe mos u druani që të guxoni më shumë në të shprehurit hapur ndjenjat tuaja. Në vendin e punës parashikohen të reja të rëndësishme.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Erdogan bisedë telefonike me Thaçin dhe Vuçiçin

  Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin...
Read More
CLOSE
CLOSE