Horoskopi i ditës, 29 mars

Dashi – Sot do të keni një dëshirë të madhe për tu marrë me shëndetin tuaj. Ndoshta keni në plan të nisni aktivitetin fizik. Dhe kjo është një ide shumë e mirë, pasi kohët e fundit e kishit harruar sportin.

Demi – A keni menduar ndonjëherë për tu marrë me kurse arti? Nëse pëlqeni pikturim, vallëzimin apo ndonjë instrument mund ta nisni që sot pasi do të ndiheni shumë mirë me veten.

Binjakët – Situata me të cilën do të përballeni sot, do ju bëjë të kuptoni se sa shumë jeni rritur. Çdo investim i bërë do të shpërblehet. Merreni gjërat shtruar dhe pa u nxituar.

Gaforrja – Sot do të kuptoni shumë lidhur me marrëdhënien tuaj. Komunikimi mes jush dhe partnerit do të jetë i mrekullueshëm. Dashuria do ju udhëheqë të ecni përpara, pa e kthyer kokën pas.

Luani – Punët tuaj po shkojnë shumë mirë dhe financat tuaja janë shumë të mira. Kjo është koha për të blerë të gjitha gjërat që keni projektuar prej kohësh. Mos u kurseni ju mund të përballoni të gjitha shpenzimet.

Virgjëresha – Sot do të ndiheni shumë sensuale dhe joshës se zakonisht. Kjo gjë do ju bjerë të gjithë njerëzve me të cilët do të jeni në punë apo dhe jashtë saj. Mos u sikletosni nga komplimentet, mos u çudisni nga një ndryshim i madh që mund të ndodhë në jetën tuaj.

Peshorja – Vizioni juaj do të jetë shumë larg sot. Nëse doni të filloni një projekt afatgjatë mos u tundoni, merrni përsipër të gjitha përgjegjësitë , pasi mund t’ja dilni shumë mirë.

Akrepi – Sot do të kaloni shumë kohë më familjen tuja dhe kjo do ju bëjë të largoni mendjen nga stresi dhe lodhja e gjithë këtyre ditëve. Shijoni dashurinë dhe përqafimet më të dashurit e zemrës.

Shigjetari – Të gjitha përpjekjet dhe energjitë që keni shpenzuar në punë, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga eprorët tuaj. Interesat tuaj në punë do të rriten dhe ju me shumë gjasa do të keni përfitime të mëdha.

Bricjapi – Kjo është një ditë e madhe për ju pasi një çështje ligjore do të marrë zgjidhje. Situata juaj financiare do të jetë e shkëlqyer dhe kjo do ju bëjë të ndiheni shumë mirë.

Ujori – Intuita dhe intelekti do të jenë në sinkron me njëra tjetrën sot. Kjo do ju nxisë të merrni hapa të rinj në punë tuaj dhe t’ju japë besim. Vazhdoni me këto ritme dhe keni për të marrë atë që meritoni.

Peshqit – Marrëdhënia juaj me partnerin do të forcohet dhe angazhimet për njërin tjetrin do të marrin një rrjedhë tjetër. Kjo është një ditë e mrekullueshme për të falur sa më shumë dashuri. Shijojeni ditën.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Njeriu që ‘vodhi’ poligonin/ Kush është biznesmeni i akuzuar për vjedhjen e tokës së repartit ushtarak

  Idlir Karkini, biznesmeni i përfshirë në skandalin e vjedhjes së tokave...
Read More