Horoskopi për ditën e sotme, 18 Qershor 2017

scorpione2

Dashi 21 Mars – 20 Prill
Do t’i ndani idetë tuaja me të tjerët dhe do të merrni miratime nga ata që i vlerësoni. Dhe mos u shqetësoni, askush nuk do të qahet nëse lini mënjanë ndonjë hollësi me pak rëndësi. Miqësi për t’i forcuar apo për t’i rizbuluar: ndoshta pas një kontakti fillestar virtual, një takim real!

Demi 21 Prill – 20 Maj
I keni besuar një personi që e keni njohur së fundmi, dhe tashmë jeni të zhgënjyer nga sjellja e tij jo shumë korrekte. Planetët nuk janë të favorshëm ndaj jush. Mos e ndërlikoni më tej situatën. Mos e prishni ditën dhe pranoni çdo pasojë.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Falë pozicionit të favorshëm të Neptunit, të tjerët do ju ndihmojnë në punët e shtëpisë, kështu që do arrini të keni pak kohë të lirë për vete. Jeni gjithmonë të gatshëm t’i ndihmoni të tjerët, ndaj askush nuk do refuzojë t’ju japë një ndihmë të vogël nëse sot ia kërkoni ju.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Projektet më të rëndësishme fillojnë mbarë, edhe falë bashkëveprimit të Mërkurit me Neptunin si dhe mundësisë që keni për t’i shtuar talentet që keni. Nuk keni probleme t’u tregoni të tjerëve se keni të drejtë; ja pse do t’ju ndjekin pa u sforcuar.

Luani 23 Qershor – 23 Gusht
Pozicionimi i Saturnit ju pengon, por ndërkaq ndërhyrja e Neptunit nuk mund të ndodhte në një moment më të mirë për ju. Do të tejkaloni çdo lloj pengese. Nëse një çështje po ndërlikon ekzistencën prej disa kohësh, tani më në fund gjithçka do zhbllokohet.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Disa angazhime të rëndësishme nuk keni kohë t’i realizoni ashtu siç dëshironi. Fatkeqësisht, megjithatë, askush nuk duket i gatshëm t’ju ndihmojë. Do t’i kryeni detyrat tuaja në mënyrën më të mirë të mundshme edhe pse të vetëm.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Energjia e Jupiterit do t’ju nevojitet së tepërmi në botën e sipërmarrjes. Do t’ju ndihmojë gjithashtu të kanalizoni më mirë energjitë tuaja, në mënyrë që të ngriheni. Durimi shpërblehet, por në këtë rast nevojitet mbi të gjitha vullneti, që sidoqoftë nuk ju mungon!

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Planetët do t’ju shtyjnë drejt aventurës dhe ndryshimeve të papritura. Por, para se të lini mënjanë pasigurinë, mendohuni dy herë. Disa hapa të ndërmarrë mund t’ju çojnë të bëni disa zgjedhje të rëndësishme, që do të përfundojnë duke ju ndryshuar jetën.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Për faj të lidhjes midis Marsit dhe Venusit, siguritë tuaja do të dalin se janë kështjella prej rëre, mbi të cilat nuk mund të keni më besim. Është më mirë të ecni më ngadalë për të mos u rrëzuar, gjë që nuk mund t’ia lejoni vetes këto kohë.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Nëse në të kaluarën nuk ia keni dalë të shfrytëzoni të gjithë potencialin e një situate shumë premtuese, tashmë bashkëveprimi i planetëve do t’jua japë mundësinë. Mos rrini duarkryq, sepse tani është momenti të shpejtoni për të arritur një objektiv të dëshiruar.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Sot do merreni me krijimtari. Jeni të palodhshëm, të aftë për të punuar pa u ndalur. Nganjëherë, megjithatë, nuk e kuptoni që e tejkaloni masën. Një ofertë pune duket shumë premtuese. Çfarë prisni për ta pranuar? Mos humbni kohë!

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Shfrytëzoni bashkëveprimin e Diellit me Hënën për të zmadhuar dhuntitë tuaja dhe përdorni çdo mënyrë për të vënë në vijë punët tuaja. Nganjëherë nuk duhet të lodheni shumë për të rënë në sy, mjafton të zgjidhni me kujdes mundësinë më të mirë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ed Sheeran shpjegon arsyen përse nuk ishte në Grammy Awards 2018

Ishte një nga fituesit më të mëdhenj të Grammy Awards 2018, por...
Read More