Horror, gjenden 6 koka të prera në mes të qytetit

1482770149mexico

Banorët e një qyteti të vogël në Meksikën qendrore u zgjuan ditën e Krishtlindjes duke gjetur 6 koka të prera të lëna në mes të rrugës.

Mediat lokale bëjnë të ditur se, pranë kokave autoritetet gjetën një mesazh të gdhendur në një copë kartoni, por nuk e publikuan përmbajtjen e tij.

Sipas burimeve mediatike, 6 kokat, të cilat u përkisnin burrave të rinj në moshë, u gjetën në Hikulipan, një qytet me rreth 50 mijë banorë, në shtetin e Mikoaçanit.

“Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është pasojë e një lufte për territor mes bandave kriminale”, thanë autoritetet për mediat.

Niveli i sigurisë nëpër qytet u përforcua dhe policia ka ngritur postoblloqe dhe vënë në lëvizje patrulla të shumta për të shmangur një kundërpërgjigje nga banda rivale.

Shkruar Nga
More from Revista User

Paralajmërimi i frikshëm i gazetarit: Masakra në Lushnjë sapo ka nisur

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” është shprehur se...
Read More