HRW: trupat irakiane stërvitur nga SHBA kanë vrarë dhjetra të burgosur në Mosul

Sipas organizatës Human Rights Watch një divizion ushtarak irakian i stërvitur nga ushtria amerikane, dyshohet se ka vrarë dhjetra të burgosur në ditët e fundit të betejës për të rimarrë qytetin e vjetër të Mosulit nga Shteti Islamik.

Në një raport të publikuar të enjten, grupi i të drejtave i kërkon SHBA-së t’i japë fund mbështetjes për divizionin e 16-të të ushtrisë irakiane në pritje të hetimit për atë që beson se është një krim lufte.

“Ushtria amerikane duhet të zbulojë se pse këta trupa, që ka trajnuar dhe mbështetur, kanë kryer krime makabre lufte”, tha drejtoresha e “Human Rights Watch” për Lindjen e Mesme Sarah Leah Whitson. “Paratë e taksapaguesve amerikanë duhet të ndihmojnë për të kufizuar abuzimet dhe jo t’u krijojë terren që të ndodhin”, tha ajo.

Sipas organizatës, dy vëzhgues ndërkombëtarë kanë qenë dëshmitarë të ekzekutimeve të dyshuara. Vëzhguesit panë një grup ushtarësh irakianë, të cilët e identifikuan veten si anëtarë të Divizionit të 16-të, të vënë poshtë katër burra të zhveshur dhe më pas dëgjuan të shtëna armësh. Vëzhguesit thanë se ushtarët i patën thënë se të burgosurit ishin luftëtarë të IS-isit.

Ata thanë se u njoftuan edhe për një numër tjetër personash të zhveshur që mbaheshin diku tjetër.

Shteti Islamik e humbi kontrollin e qytetit të vjetër pas nëntë muajsh luftimesh me forcat irakiane të mbështetura nga një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Lufta në këtë zonë vazhdoi për disa ditë edhe pasi kryeministri Haider al-Abadi shpalli fitoren mbi IS-isin në 10 korrik.

Disa pamje filmike të shpërndanë tregonin trupat irakiane duke rrahur persona të paarmatosur dhe duke vrarë njërin prej tyre.

Autoritetet në Irak janë zotuar të hetojnë pretendimet e mëparshme për abuzime si dhe të ndërmarrin veprimet e duhura kundër përgjegjësve.

Zëdhënësit e qeverisë irakiane nuk kanë bërë ende asnjë koment lidhur me akuzat.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 13 mars 2017

Dashi 21/3 - 20/4 Lini mënjanë çdo gjë që nuk iu leverdis...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *