HRW vlerëson ndryshimet pozitive në Uzbekistan

Human Rights Watch (HRW) thotë se autoritetet uzbeke kanë ndërmarrë “disa hapa pozitivë”, për të përmirësuar situatën e të drejtave të njeriut, gjatë vitit të parë të qeverisjes së presidentit, Shavkat Mirziyoev.

Organizata ndërkombëtare, në një raport i ka bërë thirrje qeverisë të transformojë këto të arritura në ndryshime institucionale dhe ndryshime të qëndrueshme.

Megjithatë autoritetet uzbeke, akoma duhet të përmbushin rekomandimet nga Kombet e Bashkuara, për mbylljen e burgut Jaslyk, që është i njohur për rastet e torturës, shkruhet në raport.

Mirziyoev, ishte zgjedhur president i përkohshëm i vendit, në shtator të vitit 2016-të, pas vdekjes së presidentit, Islam Karimov, i cili ka qeverisur Uzbekistanin për 27 vite.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ky është populli më bujar në botë

Në komunitete të largët peshkatarësh përgjatë Alaskës juglindore jetojnë fiset tejet bujarë...
Read More