Hulya Avsar ose “Sulltaneshë Safia”, nudo për prezantimin e filmit të saj autobiografik “Selfie”

 

Hulya Avsar është ndër aktoret më të suksesshme, por edhe ndër më të bukurat e kinemasë turke.

Hulya Avsar, ose Sulltaneshë Safia e serialit “Sulltanesha Kosem”, është zhveshur nudo për afishen prezantuese të filmit të saj autobiografik “Selfie”.

Aktorja 54-vjeçare ka përfunduar xhirimet për filmin që do të shpjegojë jetën e saj në muajin Korrik të vitit 2017, ndërsa në datën 27 Prill filmi pritet të shfaqet premierë në kinema.

Skenari i filmit është shkruar nga vetë aktorja e cila luan po vetë.

Në një prononcim të mëparshëm për median, Avsar ka thënë se “kam mendime të ndryshme për filmin. Ndoshta do ta filmoj vetë me kamera, ndoshta e xhiroj edhe në ambiente pa dritë të plotë.”

Edhe për prezantimin Avsar ka zgjedhur një mënyrë shumë interesante, duke dalë tërësisht nudo para aparatit fotografik.

Shikuesit mezi presin ta shikojnë Sulltaneshën Safie, tashmë në rolin e jetës së saj.

E kush do ta mendonte Sulltaneshë Safian nudo?!

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Prokuroria kërkon shoqërimin e detyrueshëm për Tom Doshin, por…

  Është zhvilluar sot seanca e radhës në ngarkim të deputetit Tom...
Read More
CLOSE
CLOSE