Humb jetën 75- vjeçarja, u përplas nga një makinë

850x636_skene1476433903

Një grua 75 vjeç humbi jetën, pasi u përplas nga një makinë mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja ndodhi në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në afërsi të urës tek ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re. Policia tha se drejtuesi i automjetit tip “Renault”, shtetasi Sh. S., 23 vjeç, ka aksidentuar gruan 75 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjes.

“Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga shërbimet e qarkullimit rrugor për veprime të mëtejshme proceduriale”, bën të ditur policia.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ankaraja thërret në bisedë zëvendës ambasadorin holandez

Turqia ka thirrur të shtunën zëvendës ambasadorin turk në Ankara për bisedë...
Read More