Humb jetën nga gripi një fëmijë 2 vjeç e gjysmë

femijet-2-655x356

Një fëmijë vetëm 2 vjeç e gjysmë humbi jetën për shkak të virusit të gripit stinor A. E konfirmon Ministria e Shëndetësisë.

Fëmija i identifikuar me inicialet B. Z.,i datëlindjes 06 maj 2014, lindur në Shënkoll, Lezhë, i vaksinuar rregullisht, ka patur prej një jave klinikë me temperaturë, ethe, kollë.
Ministria e Shëndetësisë informon se “pasi është paraqitur disa herë në urgjencën e spitalit Lezhë, më datë 14 janar 2017 është shtruar në spitalin e Lezhës me diagnozën “Infeksion viral me insufiçiencë respiratore”, ku edhe pas trajtimit spitalor gjendja mbetet e njëjtë.
Më datë 15 janar 2017 është transferuar në Tiranë dhe shtruar në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, ku ka patur edhe shenja të tjera klinike si, mosreagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulare, gjendje prekome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kjo shenjë e horoskopit është më e bukura në zodiak!

A keni pyetur ndonjëherë se cila është shenja më e bukur në...
Read More