Humbi zgjedhjet/ Matteo Renzi jep dorëheqjen, ikën nga drejtimi i Partisë Demokratike

 

Matteo Renzi ka zyrtarizuar dorëheqjen si lider i Partisë Demokratike Italiane pas humbjeve të mëdha në zgjedhjet e zhvilluara të dielën në Itali. Ky lajm u bë i ditur në fillim nga burime brenda partisë dhe më pas u konfirmua dhe nga vetë Renzi. “Po lë drejtimin e partisë, duhet të hapet një faqe e re”,- është shprehur ai në një konferencë të zhvilluar pak minuta më parë.

Kryetari i Partisë Demokratike, i qendrës së majtë në Itali, ka dhënë dorëheqjen gjatë një konference për shtyp që ishte parashikuar në orën 17, u shty për në 18 dhe sërish nisi me disa minuta vonesë.

Renzi ka marrë përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve në Itali, por këtë ia ka faturuar fushatës me shumë gënjeshtra që është zhvilluar në Itali. Për më tepër, ai thotë se Italia gaboi që i mbajti zgjedhjet në këtë periudhë, në një kohë që duhej të votonin në vitin 2017, në vazhdën e zgjedhjeve në Holandë e Francë.

“Kemi bërë disa gabime, ku më kryesori është se nuk kuptuam në kohë që ishte gabim fakti që nuk votuam në dy nga periudhat e mundshme të vitit 2017, kur do të mund të impononim një fushatë me axhendë europiane”, thotë ish-kryeministri italian.

Gabimi tjetër, sipas tij, është se vendi u gjend përballë një fushate elektorale “shumë teknike, ku nuk mundëm të tregonim shpirtin e gjërave që kemi bërë dhe që duhet të bënim”.

“Sot situata politike në Itali është kjo që shohim: ai që ka fituar zgjedhjet politike nuk ka numrat për të qeverisur dhe kushdo që është i ndershëm në aspektin intelektual duhet të pranojë se ky problem lind nga referendumi kushtetues”, shpjegon kreu i dorëhequr i PD-së.

Paradoksalisht, sipas tij, është folur shumë për personalizim të atij referendumi, por jo për faktin që sot, ata që kontestonin reformën kushtetuese “janë viktimat e parë të zgjedhjes së tyre për të kontestuar”,- tha Renzi.

Renzi ka përmendur gjithashtu se ka pasur prova të qarta për një rritje të ekstremizmit në Itali. Për këtë ka thënë se qeveria e majtë e drejtuar prej tij ka ndaluar një sulm të mundshëm terrorist në vitin 2014, por sërish nuk ia doli që të ndalë ardhjen e “ekstremistëve” në pushtet.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Maks Velo: Kur pikturoja nudo në vitin 1963

Për Velon, që e ka lëvruar si në pikturë ashtu edhe në...
Read More