Humbja e 28 dokumenteve sekrete në polici, kasaforta nuk ka kamera

prokuroria-e-pergjithshme-gent-shkullaku

Pas rreth dy muajsh nga momenti i nisjes së hetimeve, bazuar në provat e gjetura, Prokuroria po shqyrton mundësinë e vazhdimit të procedimit penal për veprën penale të parashikuar në nenin 296 të Kodit Penal me titull “humbja e dokumenteve sekrete”. Sipas kësaj dispozite, “humbja e dokumenteve apo materialeve të tjera që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i janë besuar për ruajtje apo për përdorim, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Hetimi filloi për shpërdorim detyre në ditët e para të muajit prill 2017, pas kallëzimit që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme bëri në Prokurori. Rreth dy javë pas padisë së bërë nga SHCBA, ishte ish-kryeministri Sali Berisha që e bëri publike ngjarjen me një postim në faqen e tij në Facebook.

Ndërkohë, hetimet kishin nisur dhe organi i akuzës ka verifikuar zyrën dhe ambientin ku ishin mbajtur dokumentet sekrete të humbura dhe, pasi e ka përcaktuar këtë ambient, ka kërkuar kamerat e sigurisë. Përgjigjja që ka marrë Prokuroria, ka qenë se ambienti ku mbaheshin dokumentet sekrete nuk kishte kamera sigurie, që të vëzhgonin lëvizjet që bëheshin në atë zyrë, shkruan Panorama.

Kjo duket se ka qenë një pengesë serioze në lidhje me hetimin që po zhvillohet, pasi mungesa e pamjeve filmike në këtë rast lë në errësire gjithë hyrje-daljet, por edhe veprimet që janë kryer në zyrën e kasafortës. Pas përgjigjes për mungesën e pamjeve filmike, prokuroria ka verifikuar gjithë protokollin dhe informacionet në lidhje me lëvizjen e dokumenteve që nuk gjendenve që nuk gjenden.

Shkruar Nga
More from Revista User

Adelina ndan pamje nga ceremonia e fejesës?

Këngëtarja Adelina Tahiri ditëve të fundit ka pasur shumë festa në familjen...
Read More