Hürriyet: SHBA kanë armë nukleare në pesë shtete

SHBA-ja ka rreth 150 koka nukleare, të cilat janë shpërndarë brenda pesë vendeve anëtare të NATO-s, shkruan gazeta turke Hürriyet.

Në raportin “Të dhënat mbi armatimin nuklear”, thuhet se rreth 6.800 koka nukleare në pronësi të Amerikës gjenden në gjithë SHBA-në dhe në 14 vende aleate.

Njëra nga këto shtete ndodhet në afërsi të Serbisë dhe bëhet fjalë për Italinë, pohon gazeta.

Përveç Italisë, kokat nukleare janë stacionuar edhe në Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Turqi.

Kjo është hera e parë që Italia përmendet si vend në të cilin ruhet armatimi nuklear.

Fakti që ky raport vjen nga Turqia, serish ka vendosur në rend të parë marrëdhëniet e acaruara të Ankarasë dhe Uashingtonit, sidomos pas arrestimit të zyrtarit të ambasadës amerikane në Ankara, turkut Metiz Topuz.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zbulohet varreza me motive të pashpjegueshme

Një varrezë e vjetër 1.400 vjet, e cila u zbulua në Kinë,...
Read More