I arrestuari bashkë me Nezar Seitin kërkon të lirohet nga burgu

Armando Koçerri, i arrestuar në të njëjtin operacion policor që vuri në pranga Nazer Seitin, kërkon të lirohet nga masa e sigurisë “arrest në burg”.

Koçerri ishte prezent të enjten në Gjykatën për Krimet e Rënda, por seanca u shty për shkak të mosparaqitjes së avokatit të tij mbrojtës.

Përmes një kontakti telefonik, avokati Sokol Hazizaj, i kishte bërë me dije gjykatës se nuk ishte më mbrojtës i Koçerrit. Në këto kushte, gjykata shtyu seancën për në 15 shkurt, për t’i dhënë mundësi Koçerrit për të gjetur një avokat mbrojtës, njofton abcnews.

Nezar Seitaj dhe Armando Koçerri u arrestuan ne Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4.5 tonë kanabis, që dyshohet se i përkiste grupit të Habilajve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çiftet që diskutojnë janë më lumtur. Ja disa këshilla të vlefshme

Nuk është një mesazh që mund të gjendet në letrat e Shën...
Read More