I arrestuari pranon sulmin në Stokholm: Unë jam vrasësi!

mom3

SUEDI– Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e autorit të dyshuar që u arrestua pas sulmit me kamion në Stokholm, ndërsa njoftojnë se ai ka pranuar sulmin duke thënë para policisë se është autori që vrau disa persona.

Më herët policia konfirmoi se është arrestuar një person i dyshuar, por autori kryesor është ende në arrati. Identiteti i personit të arrestuar dhe që ka pranuar sulmin nuk bëhet publike për arsye hetimi.

Sipas policisë nga sulmi me kamion kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa një tjetër vdiq në spital duke e çuar numrin e viktimave në 4. Nga ngjarja janë plagosur 8 persona.

Gjatë ditës së sotme një kamion hyri me shpejtësi në turmën me njerëz në rrugën Drottninggatan të Stokholmit, pranë një qendre tregtare. Sipas dëshmitarëve ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Kryeministri i vendit e përshkroi sulmin si akt terrorist duke u nisur nga mënyra si është vepruar. Si pasojë e ngjarjes, autoritetet kanë mbyllur metronë, ndërsa kamioni me të cilin u krye sulmi rezulton i grabitur.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi 21 Janar 2017

Dashi – Kushtojini më shumë vëmendje anës shpirtërore, mos e lini pas...
Read More