I arrestuari vdes në qelitë e Policisë së Korçës, familja akuzon blutë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë.

Një i arrestuar ka ndërruar jetë në dhomat e paraburgimit të Policisë së Korçës.

Enea Ftoj mësohet se ishte tre ditë më parë nga policia për vjedhje.

Sot ai do të dilte para gjykatës, por familjarët thonë se janë njoftuar në mëngjes se ai kishte ndërruar jetë.

Familjarët hedhin akuza ndaj policisë, për dhunë ndaj të riut.

“Kërkojmë të bëhet ekspertiza. Folëm dje me djalin, dukej i qetë,” thonë ata, duke dyshuar se ai është torturuar.

Kurse policia thotë se 27-vjeçari dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Enea Ftoj ishte arrestuar 3 ditë më parë për vjedhje me dhunë, pasi i kishte varësen e floririt një qytetareje.

“Më datë 17.05.2018, jemi njoftuar se në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, ka vdekur shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i arrestuar në datë 14.05.2018, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme procedurale”, njofton Policia e Korçës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tomas Strakosha, “Harrojeni Kurtuan, ja zëvendësuesi”, e kërkon Reali e Çelsi

  Të gjithë e kanë ndjekur kualifikimin e Milanit që konfirmojnë formën...
Read More