I dalin para për ta grabitur tek mbikalimi i Fushë Krujës – Nisin hetimet

policia-kontroll

Një tentativë grabitjeje është shënuar në mes të ditës tek mbikalimi i Fushë Krujës.

Rreth orës 12:00 të 10 prillit, persona të paidentifikuar i kanë dalë para një makine, e cila drejtohej nga një 50 vjeçar me qëllim grabitjen.

Në moment shtetasi B.D nga Fushë Kruja ka devijuar duke mos ndaluar.

“Në ikje e sipër të 50-vjeçarit autorët kanë qëlluar me armë automjetin e tij, në pjesën e përparme” informon policia e Durrësit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Shkruar Nga
More from Revista User

Zbulohet lista, ja pjesa e pasurisë që do t’u kontrollohet zyrtarëve

Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare do t’i nënshtrohen...
Read More