I dashuri iu arrestua me drogë, Viola Spiro: Marr lekë borxh për të blerë rroba

 

Moderatorja Viola Spiro është komentuar gjatë në media për lidhjen e saj me Valentin Selaj, i cili është arrestuar para pak muajsh në Itali pasi fshihej pas një bande droge.

Viola ka folur për herë të parë pas arrestimit të të dashurit, në emisionin “Lart e Poshtë”.

Moderatorja ka treguar se i pëlqejnë rrobat e shtrenjta, por ajo detyrohet të marrë lekë borxh për t’i blerë ato.

“Mundohem të blej dhe gjëra të shtrenjta, por kur janë outlet ose kur ka ulje, kur është diçka që bie në sy por nuk është masive.

E urrej kur janë në modë dhe mund ta blej kushdo, pasi realisht të gjithë mund të blejnë një palë atlete të shtrenjta ose një veshje të shtrenjtë sepse mund të kursejnë. Edhe unë kam kursyer.

Madje kam marrë dhe para borxh motrës time për të blerë një çantë të shtrenjtë që nuk mund ta përballonte një rrogë kështu që më duheshin ekstra”, u shpreh ajo.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Askush të mos lëvizë’: Zbardhet dëshmia e Geldo Hotit për ngjarjen në ish-Bllok

  Gjykata e Tiranës ka lënë në burg të arrestuarin për ngjarjen...
Read More