I dashuri u arrestua si bos kokaine, ja çfarë shkruan gazeta italiane për Viola Spiron

“Ajo nuk ka asnjë faj. Përpos faktit që është e bukur dhe e zgjedhura e Valentin Selaj, një nga bosët e klanit të shqiptarëve shkatërruar nga skuadra policore fiorentine me ndihmën e kolegëve holandezë”.

1-1

Picture 1 of 2

Kështu e nis artikullin një prej mediave lokale në Itali, teksa jep detaje rreth shqiptarit Valentin Selaj, të arrestuar për trafik droge.

Artikulli ndalet edhe te prezantuesja Viola Spiro, e dashura e Sealjt, e cila sipas gazetës italiane është një nga femrat e famshme dhe të dëshiruara në Shqipëri. “Një vajzë kopertinash, televizioni, modele, me pak fjalë mbretëreshë e botës së modës, që ishte mësuar me jetë të bukur dhe nuk kishte kuptuar se i dashuri i saj shqiptar ishte një nga 6 personat në kërkim të të cilit ishte vënë gjysma e policisë europiane”, shkruhet në artikull.

“Një grua perfektë, me gjithë ato para që e rrethonin, kush mund ta mendonte se pikërisht i dashuri i saj ishte në të vërtetë bosi i drogës me interesa në gjysmën e Evropës? Gjithmonë e ndjekur nga paparacët, gjithnjë nëpër televizione, e ëndërruar nga meshkujt dhe jo vetëm, ka xhiruar botën për shërbime fotografike. Ajo nuk ka të bëjë asgjë me operacionin e fundit të policisë , por ditën tjetër pas operacionit dhe arrestimit të të dashurit, ka postuar në rrjetin social dy foto të trishtuara. Buzëqeshja e saj është zhdukur”, vijon artikulli.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rreth 500 refugjatë në Serbi po jetojnë nën qiell të hapur

Të paktën 500 refugjatë dhe imigrantë janë duke jetuar në Serbi në...
Read More