I dehur masakron me çifte prindërit, 29-vjeçari me probleme mendore. Dyshohet se…

29 vjeçari Leo Nika, priti në banesë policinë dhe hesht për krimin konstruoz ndaj dy prindëve të tij, të vrarë nga ai mëngjesin e së enjtes. Ngjarja e rëndë tronditi dje opinionin publik, ku Ali dhe Junije Lika përkatësisht të moshave 70 dhe 66 vjeç, u gjetën të vrarë me çifte nga djali i tyre, i cili qëlloi disa herë mbi trupat e tyre.

Motivi i këtij krimi është enigmë por Leo ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer aktin e rëndë. Fqinjët kanë zbuluar se ai kohët e fundit, kishte nisur të luante bixhoz.

Për 29-vjeçarin, unfirmat blu raportojnë se pas arrestimit, ai ndodhet në gjendje shoku dhe është zbuluar se vuan nga shëndeti mendor. Edhe pse për krimin dyshohet të ketë qenë një debat mes dy prindërve, pritet që fjalën e fundit ta thotë grupi i hetimeve. Dy të moshuarit janë gjetur nga policia në derën e shtëpisë të gjakosur, ndërsa 100 metra larg vendit të krimit u arrestua autori si dhe u sekuestrua arma e krimit. Çifti kishte 6 fëmijë, katër vajza dhe dy djem, ndërkohë që pesë prej tyre jetojnë jashtë vendit, ndërsa me prindërit jetonte vetëm Leo Nika.

Ngjarja

Ishte ora 07:55 minuta e së enjtjes kur policia mori denoncimin për një krim të dyfishtë në familje. Leo Nika 29 vjeç, për motive ende të paqarta ka qëlluar me çifte mbi nënën dhe babain e tij duke i lënë të vdekur në vend. Krimi i rëndë ndodhi në Xhafzotaj të Durrësit në banesën ku jetonin autori, dy bashkëshortët viktimë Ali dhe Junije Lika përkatësisht të moshave 70 dhe 66 vjeç. Autori pas krimit nuk u largua nga vendi i ngjarjes.

Ai e priti policinë në oborrin e banesës. Trupat e pajetë të viktimave u gjetën larg njëri-tjetrit. Babai në dhomë, kurse e nëna pranë derës. Kjo për ekpertët tregon që autori para se të kryente krimin është përfshirë në një debat. Nga hetimet e para dyshohet që autori i martuar me një fëmijë, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe në momentin e arrestimit ka qenë i dehur dhe ka shfaqur sjellje të paqëndrueshme.

Hetuesit tregojnë se ai nuk ka dhënë detaje, pasi ende ndodhet në një gjendje shoku.

Dëshmon fqinja

Një nga fqinjët thotë se ai ka rënë në sy për sjellje të çuditshme teksa ishte i hutuar dhe nuk fliste me njeri. Familja Nika, të cilës ajo i ka shitur tokën ku kanë ndërtuar shtëpinë, ka ardhur nga Dibra në vitin 1995.

“Ishin njerëz të urtë. Nuk e kam parë në gjendje të mirë djalin kohët e fundit, ecte në gjendje të hutuar dhe në rrugë, nuk fliste. Shkonte e vinte jashtë shtetit, pasi punonte andej. Familja Nika është me origjinë nga Peshkopia, kanë ardhur në vitin 1995 në Xhafzotaj. Unë iu kam shitur truallin ku kanë ndërtuar banesën”, rrëfen një nga fqinjet e çiftit Nika.

Shkruar Nga
More from Revista User

Adele e Beyonce përballen për çmimet e mëdha Grammy 2017

Adele e Beyonce do të konkurrojnë për te çmimet më të mëdha...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.