I dënuar për drogë, biznesmeni durrsak që iu sekuestruan 2 milionë euro

 

Ishte arrestuar për drogë dhe kishte disa precedentë penale por një biznesmeni durrsak i janë sekuestruar ditën e sotme 2 milionë euro.

Sipas policisë së Durrësit, pasuritë e sekuestruara janë të fituara nga një sërë aktivitetesh kriminale.

Biznesmeni në fjalë është Sajmir Tusha, një emër mjaft i njohur për aktivitetin e tij në fushën e ndërtimit.

46 vjeçari ishte i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ai është ndërtues në zonën e Golemit, ku edhe iu sekuestruan pronat luksoze.

Sipas njoftimit të policisë janë sekuestruar:

25 000 m2 tokë arë;

10 100 m2 pemëtore;

9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;

22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vlerësimi për Kadarenë: New York Times rekomandon për lexim librin “Kamarja e turpit”

Vlerësimet e tyre janë me rëndësi shumë të madhe në botën e...
Read More