I dënuari telefonon sallën e burgut, ‘do i vë minat drejtorit dhe sekretares’

drejtoria-e-burgjeve-1

I gjendur në burg, një i dënuar ka shfrytëzuar mundësinë e një telefonate dhe ka kërcënuar me vendosje eksplozivi ndaj drejtorit dhe sekretares. Lajmi është bërë i ditur për mediat nga burime pranë Policisë së Tiranës.

Burimet thanë se i dënuari Neim B., 32 vjeç nga Berati, por i dënuar në burgun e Fushë Krujës rreth orës 08:30 minuta të mëngjesit të djeshëm ka telefonuar në numrin e sallës së burgut dhe ka kërcënuar me vendosje eksplozivi.

Sipas burimeve nga policia thanë se, i dënuari ka thënë se do ti vendoste eksploziv drejtorit të burgut dhe sekretares.

Të njëjtat burime nga policia thanë se, i dënuari Neim B., është me probleme mendore, por kanë nisur hetimet në lidhje me deklaratat e tij.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rike Roçi rrëfen ndarjen nga DJ i njohur, por edhe për lidhjen e saj të re

Kohë më parë mediat shkruajtën se ish-konkurentja e Big Brother i ka...
Read More