I dha fund jetës ditën e Krishtlindje, çfarë tha para se të flijohej

Dalin detaje të reja lidhur me personin që u gjet i varur në banesën e tij në ditën e Krishtlindjeve, në Korçë.

Andrea Diamanti 56 vjeç, jetonte vetëm pas divorcit nga e shoqja teksa ishin në Greqi, ndërkohë që pas ndarjes së ndodhur katër vite më parë, vendosi të kthehej në Shqipëri.

Qysh pas viteve ‘90 ai kishte qenë emigrant në Greqi bashkë me gruan dhe dy djemtë, ku pas ndarjes ai ishte kthyer në Mbroje të Korçës, ku kishte ndërtuar dhe një banesë.

Ai u gjet i vetëvarur nga i vëllai në banesën që shikoni në foto, ku dyshimet paraprake janë se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike për shkakun se kishte ngelur vetëm për festa dhe se fëmijët, nuk kishin pranuar të vinin në Shqipëri.

Ditëve të fundit sipas dëshmive të të afërmve, ai ishte shprehur, “Jam i mërzitur, nuk shtyhet më kështu”.

Por këto fjalë duket se i kishte menduar gjatë, pasi mesditën e së enjtes, ai u vetëvar në papafingon e banesës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Në përvjetorin e lidhjes së prindërve, fejohet djali i Ardit Gjebresë

Joni, djali i Ardit Gjerbreas është fejuar. [ngg_images source="galleries" container_ids="991" display_type="photocrati-nextgen_basic_imagebrowser" ajax_pagination="0"...
Read More