I ftohti dhe ndikimi në shëndet, a i dinit këto sekrete?

I ftohti dhe temperaturat e ulëta ndihmojnë trupin tonë dhe i bëjnë mirë shëndetit. Mund të thoni i ftohti më ngrin këmbët duart, hundën veshët etj, por ai di të jetë dhe aleti jonë dhe i bën mirë shëndetit për disa arsye:

1. I ftohti ndihmon të punosh dhe të studiosh më mirë. Truri ynë punon më mirë në një ambient të freskët dhe temperatura ideale është 16 ° C.

2. I ftohti ju ndihmon të humbni peshë. Ne dobësohemi sepse trupi ynë harxhon më shumë energji për t’u ngrohur, domethënë djeg kalori.

3. Në të ftohtë flihet më mirë. Temperaturat e ulëta shkojnë shumë me gjumin sepse bëjnë me efikas metabolizmin tonë.

4. I ftohti i bën mirë lëkurës sonë dhe sistemit të enëve të gjakut. Kjo ndodh sepse enët e gjakut në të ftohtë riaktivizohen.

5. Në të ftohtë fëmijët sëmuren më pak. Ndoshta do t’ju duket e çuditshme por është e vërtetë. Është më mirë që t’i lini fëmijët jashtë të luajnë (të veshur mirë domethënë, me shall dhe kapuç gjithashtu) sesa në ambiente të mbyllura dhe me pak ajërosje.

Gjithashtu ekspozimi ndaj diellit është shumë i mirë edhe në temperature të ulëta. Në diell fëmijët marrin vitaminën D, që është shumë e rëndësishme për ta.

Shkruar Nga
More from Revista User

Këngëtarja heq nga Instagrami miqtë dhe mamanë e saj!

Në ditët e para të këtij viti të ri këngëtarja e hitit...
Read More