I hodhën 3 milionë euro gabimisht: Ja si i shpenzoi studentja

tudentjaHistoria e saj ka pushtuar gazetat në mbarë botën.

Një studente për Kimi në Australi u bë e pasur brenda ditës, pasi banka i hodhi gabimisht në llogarinë e saj rreth 3 milionë euro.

Por në vend që të denonconte këtë gjë, studentja 21-vjeçare, Christine Lee i shpenzoi paratë.

Dikush mund të pyesë se si shpenzohen kaq shumë para?

Gazetat australiane thonë se ajo shpenzoi kryesisht me mallra luksi.

Vetëm në një ditë, më 28 janar të vitit të shkuar, ajo shkoi në një qendër luksoze tregtare dhe shpenzoi 51 mijë euro.

Mes gjërave që bleu ishin çanta Dior dhe Hermes dhe bizhuteri të Cartier.

Ajo bleu edhe një palë këpucë Louboutin për 1295 euro.

Përveç kësaj, ajo jetonte në një banesë luksoze.

Gafa e bankës ndodhi në vitin 2012 dhe u desh dy vite që ata ta kuptojnë.

Deri në atë kohë ishte shumë vonë.

Studentja kishte hapur një llogari në një bankë tjetër ku kishte transferuar 800 mijë euro.

Ndërkohë blerjet i bënte online me Paypal.

Mes blerjeve përfshihen edhe 54 kamera dixhitale dhe shumë, shumë çanta dore.

Mes tyre edhe një çantë Birkin, me një vlerë prej 130 mijë euro.

Studentja u arrestua teksa po largohej për në vendlindjen e saj, Malajzi.

Megjithatë gjykata e ka liruar me kusht deri në zhvillimin e gjyqit.

Sipas gjykatësit, të gjithë ëndërrojmë për paratë.

“Ajo nuk i mori paratë, por banka ia dha”, tha gjyqtari.

Vajza e re ka kthyter 640 mijë euro.

Pjesën tjetër e ka shpenzuar.

Më së shumti me çanta…

Shkruar Nga
More from revista mapo

Parku Arkeologjik: 620 mijë euro për fasadën e Apolonisë

Shuma prej 620 mijë euro është një fond i BE-së, që jepen...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.