I mori jetën fëmijës 3 vjeç në rrugën Tiranë-Elbasan, i “çmenduri” pas shpejtësisë

shaipi1

Imirjan Shaipi ishte duke ecur me një automjet “Peugeot” në autostradën Tiranë-Elbasan, konkretisht në fshatin Ibë kur përplasi fatalisht një nënë të re dhe fëmijën e saj 3 vjeç, e cila ndërroi jetë në spital. Mjeti doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe përplasi nënë e bijë që ecnin në anë të rrugës. Policia tha se ka vënë 25-vjeçarin Imirjan Shaipi, nga Elbasani.

Nga verifikimet dhe matjet e kryera në vendin e ngjarjes, ekspertët e Policisë Rrugore kanë dyshime se Shaipi po lëvizte me shpejtësi mbi 120 km/h ndaj ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Ndërsa nënë e bijë po ecnin në anë të autostradës, kur makina i ka përplasur.

Vajza e mitur, Xh. Velija, ka ndërruar jetë kur po transportohej për në spital. Ndërsa nëna e saj, E. Velija, 35 vjeçe, pas ndërhyrjes së mjekëve, e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet e shtruar në Spitalin e Traumës.

Drejtuesi i mjetit ka marrë disa plagë të lehta dhe u shoqërua menjëherë në polici, ku më pas u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Pasi iu nënshtrua një testi, shoferi nuk rezultoi të kishte konsumuar alkool, ndërsa, sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

I riu që shkaktoi aksidentin e rëndë në fshatin Ibë të Tiranës, është administrator i një kompanie private sigurie në Elbasan. Ai udhëtonte shpesh në kryeqytet dhe duket se autostradën që lidh dy qytetet e bënte për një kohë shumë të shkurtër, kjo për shkak të fiksimit që kishte për t’i dhënë makinës me shpejtësi.

Imirjan Shaipi ka postuar në profilin e tij në facebook foto dhe video duke lëvizur me shpejtësi tejet të lartë në autostradën Tiranë-Elbasan.

Fotografia e fundit që tregon kilometrazhin e makinës së tij në ecje, që shënon 253 km/ orë, ai e ka postuar më 10 janar, shoqëruar me diçiturën: “Për të gjithë ata që nuk ndihen të sigurt me mua…”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e martë 28 shkurt 2017

Dashi Dita e sotme nuk do jete as e shkëlqyer, por as...
Read More