I moshuari përfundon i plagosur me thikë në Spitalin e Vlorës, reagon policia

Një i moshuar ka shkuar i plagosur me thikë në spitalin e Vlorës. Ngjarja duket se është një tentativë për vetëvrasje. Të paktën kështu shprehet policia e qytetit bregdetar.

Burimet zyrtare thanë se mëngjesin e sotëm rreth orës 03:30, në Spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur me një thikë 68-vjeçari me inicialet Ç. F., banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera të policisë, dyshohet se ky person ka qëlluar veten me thikë në ambientet e banesës së tij në lagjen “Isa Boletini” Vlorë.

Gjithashtu, nga deklarimet e familjarëve, dyshohet se ky person e ka kryer aktin në depresion e sipër pasi vuan prej kohësh nga skleroza.

Personi i dëmtuar ndodhet në ambientet e spitalit, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rikthehet teoria konspirative: Avril Lavigne ka vdekur në vitin 2003, ajo që paraqitet si këngëtarja quhet Melissa Vandella

Teoria konspirative, sipas të cilës, këngëtarja Avril Lavigne ka vdekur – është...
Read More