I nxehti dhe thatësira, edhe Toskana në Itali shpall gjendjen e emergjencës

Vala e të nxehti dhe thatësira e zgjatur ka prekur këto ditë jo vetëm Shqipërinë, por thuajse të gjitha vendet e rajonit dhe Evropën. Italia po përjeton këto ditë një mot të nxehtë që nuk ishte parë prej disa dekadash. Temperaturat e larta kanë shkaktuar probleme të shumta te rezervat hidrike. Në këtë situatë, Drejtuesi i rajonit të Toskanës në Itali Enrico Rossi firmosi këtë mëngjes shpalljen e gjendjes së emergjencës, sa i përket krizës së ujit në Toskanë. Kjo do të pasohet me kërkesën drejtuar Këshillit të Ministrave, për shpalljen e gjendjes së emergjencës në nivel kombëtar.

Me dekretin e firmosur sot, Rossi autorizoi një task forcë në përbërjen e së cilës përveç përfaqësuesve rajonalë, ka edhe përfaqësues nga Autoriteti Ujor i Toskanës, Këshilli i Qarkut, bashkitë dhe strukturat shëndetësore të cilët do të duhet të paraqesin brenda 30 ditësh, një plan të veçantë ndërhyrjesh, me qëllim minimizimin e efekteve të mungesës së ujit.

Task-forca do të mblidhet në ditët e para të javës që vjen, për t’i paraqitur kryetarit Rossi, masat e para të cilat do të vihen në zbatim.

Këshilltarja për Mjedisin, Federica Fratoni, thotë se duke nisur nga ditët në vijim, do të nisë zbatimi i masave për të reduktuar efektet negative sa i përket përdorimit të ujit në proceset e ujitjes dhe ato prodhuese, duke evituar në maksimum problematikat që mund të sjellë tek qytetarët kjo situatë kritike.

“Është një situatë e vështirë për bujqësinë, në veçanti për jugun e Toskanës, zonë e cila po vuan prej kohësh” –shprehet Këshilltari për Bujqësinë, Marco Remaschi.

Mjaft qytete të tjera të rajonit dhe më gjerë kanë shpallur gjendjen e emergjencës si pasojë e temperaturave tepër të larta që nuk ishin regjistruar prej vitesh.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rudina Xhunga, Shullazi, fati i Filologjikut

Ndonjëherë, e keqja vjen për mirë, ose ti bëje të dalë për...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *