I riu nga Durrësi merr vendimin ekstrem, vetëdigjet me lëndë djegëse!

Një djalë i ri në Durrës ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur këtë të mërkurë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në lagjen Nr. 1 Durres.

Mësohet se i riu është dërguar në spital dhe veprimin e ka bërë në kushtet e një gjendje të rënduar psikologjike.

“Më datë 06.06.2018, rreth orës 16:00, në lagjen Nr. 1 Durres, është vetëdjegur shtetasi R.P. 28 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sot takimi Trump-Putin, presidenti i SHBA: Nuk do ndodhë gjë e keqe

  President Donald Trump tha të dielën se nuk ka pritshmëri të...
Read More