I riu shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali



aksident_71484727709

Një i ri shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Monza, Itali, pasi është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor.

Makina me të cilën shqiptari 21 vjeç po udhëtonte, Volksvagen Polo ka dalë jashtë korsisë së tij, duke u futur në korsinë e kundërt e më pas jashtë rruge. Kjo ka bërë që shqiptari të ngelte i bllokuar aty. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia thotë se shqiptari është përplasur me një fuoristradë që vinte në krah të kundërt.

Shqiptari është dërguar me urgjencë në spital, ku ka gjetur vdekjen, ndërsa shoferi i makinës tjetër, një italian i moshës 38-vjeçare ka marrë disa plagë të lehta.

Shkak i këtij aksidenti të rëndë, sipas policisë është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonte shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë publik.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Shqipëri, një në 4 persona me depresion

Në Shqipëri, një në 4 persona vlerësohet se ka probleme të shëndetit...
Read More