Bota

I shpëtoi mrekullisht masakrës në Florida, kush është i riu shqiptar me shumë fat…






               Publikuar në : 09:02 - 27/08/18 |
mapo.al

Një shqiptar u ka shpëtuar për mrekulli të shtënave me armë zjarri që ndodhën në një kompleks video-lojërash në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Ai është 19-vjecari Drini Gjoka, i cili ishte pjesë e turneut dhe është lënduar lehtë në dorë. I riu shqiptar thotë përmes postimeve në Twitter se ishte me fat që ka shpëtuar.

“Jam me fat. Plumbi ka goditur gishtin tim. Ishte dita më e keqe e jetës sime”-shkruan 19-vjecari shqiptar në Twitter.

Nga të shtënat me armë zjarri u vranë 4 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Policia tha se, agresori u gjet i vdekur, ndërsa ende nuk dihen motivet dhe shkaqet e ngjarjes.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas