I tmerrshmi i Bajrëve: Beharit i gjendet në banesë arma me të cilën vrau gruan dhe Arben Tuzin

Zbardhen të dhëna të reja nga dosja e arrestimit të Bajrajve në Shkodër dhe Tiranë. Report TV publikon të dhëna të reja mbi dosjen e prokurorisë.

Nga hetimet është zbuluar se vrasja e Arben Tuzit në Shkodër dhe vrasja e Fabiola Bajrit është kryer me të njëjtën pistoletë. Arma e krimit që është përdorur në këto dy vrasje është gjetur në banesën e Behar Bajrit. Ekspertimi teknik dhe balistik ka vërtetuar se pistoleta është pëdorur në dy krime.

Të dhënat tregojnë se Tuzin dhe 15-vjeçaren Fabiola Bajri, dyshohet se i ka vrarë Behar Bajri. Ka të dhëna të sakta se Bajri dhe viktima Tuzi kanë pasur një vit para vrasjes një shkëmbim zjarri mes tyre. Palët janë pajtuar me ndërhyrjen e pleqësisë duke falur njëri-tjetrin, por sërish situata është tensionuar. Vetëm pak muaj pas vrasjes së Tuzit në Shkodër, me të njejtën armë është vrarë Fabiola Bajri 15 vjeçe.

Fabiola është vrarë me një plumb pas shpine gjë që tregon se nuk ka kryer vetëvrasje. Ndërkohë dy plumba të tjerë janë qitur nga pistoleta dhe kanë hyrë në tavan dhe mur. Arma është gjetur në dhomën e gjumit dy metra larg viktimës.

Prokuroria ka dalë në konkluzionin se viktima nuk mund të qëllonte vetveten nga pas, pra në shpinë. Do ishte rast unik vetëvrasje, thonë prokurorët. Dyshohet se ekzekutori i Fabiolës dhe Tuzit është Behar Bajri. Shumë shpejt do kërkohet ekstradimi i tij nga Holanda.

Për arrestimet e grupit “Bajri” kanë shkruar edhe mediat holandeze. Sipas të përditshmes të këtij vendi “De Telegraaf”, një nga të arrestuarit në Holandë ‘ka në ndërgjegjen e tij dy vrasje”.

Nën titullin “Dy koka të krimit shqiptar arrestohen në Roterdam”, gazeta holandeze thotë se “këto arrestime tregojnë edhe një herë se kriminelët nga vendi ballkanik ndihen si në shtëpi në Holandë. Vitin e kaluar, policia ishte vënë në alarm për ndikimin e zgjerimit të shpejtë të shqiptarëve në Amsterdam dhe Roterdam në veçanti”.

Sipas njoftimit të policisë shqiptare të shtunën, të arrestuarit në Roterdam janë Behar Brajoviq (Bajri) dhe Samet Halluni dhe “De Telegraaf” shkruan se i pari është 45-vjeç dhe kushëriri i të arrestuarit kryesor dhe Halluni, 34 vjeç.

Por përveç kësaj, media holandeze thotë se grupi njihet dhe në Belgjikë, për shkak të një gabimi të shërbimeve të emigracionit. “Ata nxorën një nga të dyshuarit jashtë vendit, ndërkohë që duhej të bënte një dënim të gjatë”, mbyll shkrimin holandezja “Der Telegraaf”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mero Baze: Pse Veliaj nuk mund ta projektojë veten për pasardhës të Ramës

  Analisti i njohur, Mero Baze, flet për revistën Mapo “…Në histori...
Read More