I vuri flakën vetes, babai: Vjehrra s’i lë fëmijët, hera e tretë do jetë…

Sajmir Zalli 35-vjeçari nga Lezha ka tentuar sërisht ti japë fund jetës. Tre javë më parë ai ngriti në këmbë policinë, pasi kërcënonte se do tu hidhte nga vinçi në Tiranë. Ndërsa sot, në orët e para të mëngjesit, përpara Kuvendit të Shqipërisë ai kërëcënoi se do të ndërmerrte aktin final.

Ne anë të një shisheje benzinë në dorë ai lye trupin dhe i vuri vetes flakën, por u shpëtua nga policia. Pas aktit të dytë vetëflijues, 35-vjeçari është shoqëruar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Edhe ditën e sotme, në momentin kur i riu është shoqëruar, është shprehur se e ka bërë këtë për fëmijët. Veprimi i tij sot ishte ekstrem.

Mësohet se Zalli nuk ka arritur të zgjidhë problemin me ish-bashkëshorten e tij dhe kjo ka çuar sërish në vetëflijim 35-vjeçarin. Babai i Saimir Zallit deklaroi e shkak i gjendjes së rënduar psikologjike të djalit të tij është fakti që nuk e lënë për të takuar dy vajzat pas divorcit me gruan dhe për këtë fajësoi ish-vjehrrën.

Hamza Zalli u shpreh se djali i tij ka nevojë për një psikolog, mundësinë për të takuar vajzat dhe një punë, por shteti nuk e ndihmon. Ai paralajmëroi se nëse nuk vendos shteti dorë herën e tretë ai mund të vrasë veten, pas dy tentativa të para, hipja në vinç dhe tentativa sot për vetëdjegie.

Intervista e babait të Saimir Zallit për Report TV

Djali juaj tentoi që të vetëdigjet sot…

Jam me probleme shëndetësore, jam invalid. Ai psikolog nuk ka, nuk ka përkrahje nga shteti. Ku të ankohesh? Shteti nuk funksionon, kur Ruçi i pret fjalën një femre ku të ankohesh? Prandaj ai u vetëflijua.

Cfarë e ka detyruar djalin tuaj të shkojë në këtë gjendje?

Vetëm, se nuk e lënë me takuar dy vajzat.

I jeni drejtuar instancave, cilat hapa keni ndjekur?

Unë nuk jam drejtuar askujt, pasi duan para. Unë me gruan jemi me ilaçe

Po bashkia?

Jo nuk kam shkuar, ku të shkoj, ku të ankohesh?

Po Saimiri a punon?

Jo! Është pa punë

A keni një thirrje për asistencë apo një vend pune?

Me e ndihmuar një psikolog, një vend pune dhe me e lënë me takuar fëmijët. Ka qenë në datë 3 tetor që ka shkuar dhe nuk e lënë me takuar fëmijët.

Ka një proces divorci?

Gruan e ka të parazliuar. E ka në dorë ish-vjehrra e tij…

A keni kërkuar ndihmën e policisë?

Ai e ka me vendim gjykate, kur e vendos dhe cakton. Ai i ka fëmijët e tij. Nëse do shteti i siguron një punë dhe një psikolog. Ku të ankohesh, Ruçi i ndërpreu fjalën Vokshit, Gjynah! Femra është e shenjtë…

A keni komunikim me Saimirin, a keni frikë se mos e përsërisë?

Nëse nuk vendos shteti dorë ai e bën. Dy herë ishte e diktuar, por hera e tretë do të jetë e vërtetë, te jesh e bindur. Nëse e ndihmoni ju dhe Zoti, askush tjetër….

Shkruar Nga
More from Revista User

74 të vdekur pas një sulmi të dyfishtë në Damask

Të paktën 74 shtetas irakianë u vranë dje gjatë sulmit të dyfishtë...
Read More