Ianthe Rose, Modelja angleze në krahët e portierit Loris Karius

 

Ianthe Rose është biondja e radhës që po ‘trondit’ portën e Liverpulit.

Portieri i Liverpool, Loris Karius, konfirmon edhe një herë se është i fiksuar pas biondeve pasi, së fundmi, është parë në krahët e modeles angleze Ianthe Rose.

Pas Pamela Reif dhe Annelie Alpert, gardiani i portës së “the reds”, duket se ka gjetur qetësinë te një tjetër biondeje.

Së fundmi çifti është parë në rrugët e Liverpool duke bërë ‘shopping’.

Biondja Rose është mjaft e njohur në botën e ‘showbiz’ edhe për shkak të shfaqjes së shpeshtë të saj në rrjetet sociale.

E nëse Karius deri më tani e ka shpëtuar portën e Liverpool nga gjuajtjet e kundërshtarëve kështu nuk mund të thuhet për Ianthe Rose, e cila duket se e ka tronditur.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vazhdon atmosfera e paqes: Kim Jong-un ndryshon edhe orën

  Duke nisur nga 5 maji, Koreja e Veriut do t’i lëvizë...
Read More
CLOSE
CLOSE