Ikën edhe deputetja e dytë e PDIU drejt PS! Reme Lala: Rama më shpëtoi mandatin

Reme Lala, deputetja dibrane, e cila mori mandatin nga PDIU-ja, kaloi zyrtarisht në PS.

Por edhe Elena Xhina e PDIU i është bashkuar Partisë Socialiste. Kjo u bë e ditur gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama në Dibër.

Reme Lala tha se pati premtuar Rrugën e Arbrit, dhe nëse ajo nuk bëhet, do të dorëzonte mandatin.

Sot në këtë inaugurim, ajo i tha edi Ramës: faleminderit Edi Rama që ma shpëtove mandatin.

Olta Xhackës iu drejtua si shoqe dhe tha fjalët më të mira edhe për ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri, i cili udhëhoqi fushatën për zgjedhjet e pjesshme të Dibrës në 2016-ën kur Muharrem Rama u zgjodh kryebashkiak. Duke iu drejtuar Damian Gjiknurit, Reme Lala, e bija e Ymer Lalës, tha se në Dibër do ta duan njësoj si me post si pas post, “si tani që je në kalë edhe kur të jesh në këmbë”.

“U kam thënë dibranëve në fushatë se nuk jam me parti dhe se partia ime është Dibra. Kam mundur të shoh e dëgjoj live shumë gjëra gjatë këtij viti të parë të mandatit tim. Kam mundur të kuptoj se nuk janë të gjithë njësoj. (I drejtohet Edi Ramës) Ju keni të drejtë kur thoni: nuk jemi më të mirë, por më të mirë nuk kemi parë. As unë nuk jam më e mira kryetar i PS, por më të mira kam parë në partinë tuaj. Ndaj dua të bashkohem me më të mirat, Olta Xhaçka, Eglantina, Gjermeni, Lindita Nikolla….

Por ndërkohë oreksi vjen duke ngrënë dhe dua të më premtoni sot edhe rrugën Maqellarë-Peshkopi,” tha Reme Lala.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Rrjeti i kritikës letare: 10 librat më të mirë 2017

Me bashkëpunëtorë të kritikës letrare si Diana Çuli, Agim Baçi, Mimoza Ahmeti,...
Read More