Ikën Olli, në krye të këshilltarëve të PD vjen Çollaku


Leonard Olli është dorëhequr nga posti i kryetarit të këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Në vend të tij është emëruar Kreshnik Çollaku.

Zëvendësimi është bërë nga grupi i Partisë Demokratike.

Sipas Ollit, shkak i largimit të tij është angazhimi profesional.

Komenti i tij i fundit publik ishte për kapjen e institucioneve nga kryeministri Edi Rama.

“Rama vijon pa ngurrim kapjen e institucioneve here me politiken e kulacit e here te kerbacit! Pasi mori heshtjen e Ajazit me nje post ambasadori, ndaj atij qe nuk e ha kulaçin e turpit, perdor kerbacin. Ky kerbac sot bie mbi Klement Zgurin, kryetarin e KQZ-se.

Jo se ka kryer ndonje shkelje apo ka abuzuar me detyren, ne te kunderten njihet i gjithepranuar per integritetin profesional e moral, por thjesht nuk ha kulacin e turpit dhe nuk gelltit lugen e corbes se prishur te kapjes.

Te gjithe e dine se ky akt i Rames nuk lidhet me interesa shume madhore, se KQZ nuk vendos fatin e zgjedhjeve ne Shqiperi, por i duhet vetem per te demonstruar forcen si mjet i vetem per te mbajtur pushtetetin e frikesuar kedo qe nuk i nenshtrohet.

PD duhet te ndale me çdo mjet demokratik kete genocid te pashembullt ndaj krereve te institucioneve te pavarura, pasi eshte akti u fundit per te shpetuar vendin nga diktatura e Toto Rames. Çdo hezitim apo vonese do te ishte fatale per rendin Kushtetues qe edhe tashme thuajse eshte asgjesuar.

Mos lejimi i shkarkimi te Zgurit nuk eshte thjesht çeshtje e mbrojtjes se nje individi, por nje akt politik vendosmerie per te ndalur instalimin e diktatures edhe ‘de jure’!” shkruante Olli.

Shkruar Nga
More from Redaksia

3 kandidatët që, sipas komisionit të ligjeve, plotësojnë kriteret për Kryeprokuror

Komisioni i Ligjeve përgatiti raportin për secilin nga kandidatët e vetëofruar për...
Read More