Ikën ‘Shqiponja’: Hiqet simboli në hyrje të Tiranës, ishte paralajmëruar nga Rama



Para disa kohësh ishte paralajmëruar, tashmë bëhet realitet. Kryeministri Edi Rama e pati cilësuar ‘Shqiponjën’ te sheshi pranë ish-Doganës si diçka të shëmtuar.

“Shqiponja është një element shumë identifikues për ne, dihet kjo. Por, vizualisht, shqiponja e flamurit tonë është e jashtëzakonshme, ka një trajtë grafike spektakolare dhe thuajse të pamundur për riinterpretime të suksesshme. Mund të biesh menjëherë në vulgaritet estetik nëse e transferon në një trajtë tjetër. Shikoni, për shembull se çfarë tmerri estetik është ajo shëmbëlltyra e shqiponjës së flamurit, e vendosur tek hyrja e Tiranës. S’ka asgjë nga pesha dhe finesa e origjinalit në fushën e kuqe të flamurit, zero. Përkundrazi, është një alterim vrastar për sytë, një siluetë agresive në boshllëk”, deklaroi Rama para dy vitesh.

Monumenti-skulpturë, 6 metra i lartë dhe me bazament katër metra, peshonte 16 ton çelik. Monumenti u financua nga biznesmeni shqiptar nga Maqedonia, Lazim Destani.

Sot simboli i vendosur me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë është hequr.

Bashkia e ka hequr në kuadër të punimeve për zgjerimin e Unazës së Madhe.

Banorët janë të vendosur në protestën e tyre, ata kanë dalë sot për të tetën ditë me radhë në rrugë, duke bllokuar kalimin e mjeteve. Nuk kanë munguar as tensionet mes tyre dhe drejtuesve të mjeteve, të cilët kërkojnë të kalojnë rrugën, pavarësisht barrikadës njerëzore që kanë ndërtuar banorët.

Në përplasjen mes drejtuesve të mjeteve dhe banorëve ka mbetur i lënduar dhe një prej operatorëve të mediave, ndërsa në vendngjarje nuk ka asnjë punonjës policie për të bërë të mundur neutralizimin e situatës. Banorët thonë se kanë marrë urdhër të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, ndërsa kërkojnë mbështetjen e të gjithë banorëve të kryeqytetit. ”Të gjithë për një qëllim”, është motoja e banorëve.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Ultimatumi Ramës: Keni 90 ditë kohë për të paguar ujin, ndryshe do dënoheni

Kryeministri Edi Rama prezantoi projektin për furnizimin normal me ujë të pijshëm...
Read More