Ikja e Likës nga SHISH, qeveria “zgjidh” qesen…

SHISH e konsideron të ulët buxhetin e parashikuar nga qeveria për këtë institucion dhe kërkon më shumë para si për shtimin e godinave ashtu edhe për shpenzime operative për të pasur një performancë më të mirë.

Komisioni Parlametar i Sigurisë pasi ka dërgjuar pretendimet e përfaqësuesve të Shërbimit Informativ Shtetëror vendosi të rishikohet buxheti, duke i dhënë shpresë shërbimit sekret se fondet shtesë të kërkuara edhe mund tu jepen.

Më parë ishte vendosur që për SHISH të jepeshin 1.5 miliardë lekë, por kjo shifër është konsideruar mjaft e ulët për nevojat specifike që ka ky institucion.

Pas largimit të Visho Ajazi Likës nga drejtimi i SHISH dhe propozimi që në vend të tij të emerohet zëvendësdrejtori Helidon Bendo qeveria duket se po merr në konsideratë kërkesat financiare.

Prej shumë kohësh ky institucion është ankuar se nuk u akordohen fondet e nevojshme, çka ka asjellë edhe problem në performancën e tyre.

Shkruar Nga
More from Redaksia

ALUMNI International: Pasqyra e suksesit te UET

Më shumë se 750 studentë të UET ndër vite kanë ndjekur semestra...
Read More