Ikja e Xhafajt, SHBA thyen heshtjen, si duhet ta lexojmë deklaratën e saj

Leyla Moses-Ones është zv-ambasadorja e SHBA-së në vendin tone, e cila është emëruar në Tiranë nga administrata e “Trump”.

Ajo e filloi punën zyrtarisht në muajin shtator të këtij viti, dhe i pari që e përmendi ishte Basha në një takim kortezie me këtë të fundit.

“Takim lamtumire me ambasadorin Donald Lu dhe mirëseardhje me zv. Ambasadoren Leyla Moses-Ones. PD krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, shkruante Basha dy muaj më parë në Tëitter.

Në vendin tonë nuk ka mbërritur ende Ambasadorja e re e SHBA-së dhe jo pak njerëz ishin mësuar me mesazhet e drejtpërdrejta që përcillte ish-ambasadori amerikan, Donald Lu.

Por sot në një situatë jo fort të zakonte mes dy institucioneve shqiptare; kryeministri-Presidence për ministrinë më të rëndësishme në vend atë të Brëndshme, SHBA-ja ka thyer heshtjen përmes një njoftimi për shtyp.

Por çfarë mund të kuptojmë në deklaratën e saj zyrtare?. Së pari; mbështetjen për punën e Fatmir Xhafajt që shpesh ishte lakuar si njeriu u amerikanëve, pas bashkëpunimit për reformën në drejtësi.

“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët…”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës amerikane.

Ajo që bie në sy fort në këtë deklaratë është edhe mesazhi i dytë; për të pasur një ministri të Brëndshme plotësisht funksionale. A është ky një mesazh për Ilir Metën i cili ka bllokuar pa argumente publike ligjore emrin e Sandër Lleshit? Gjithkush mund të krijojë opinionin e tij, Ajo që vlen të lexohet më vëmendje ështe pikërisht deklarata.

“Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme…”

SHBA-ja ka konfirmuar gjithashtu bashkëpunimin me qeverinë shqiptare.

“Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”, – thuhet në deklaratë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

E dashur Irma! Duhet të të humbas po nuk mundem….

“Rastet” e Montales së dashuruar: nga letërkëmbimi te poezia. Historia e nobelistit...
Read More