Iku edhe janari, Donald Lu nuk komenton ‘arrestimin e peshqve të mëdhenj’

 

Nesër është dita e fundit e janarit, muaji i cili për ambasadorin Donald Lu duhet të ishte fundi i ‘peshqve të mëdhenj’ në Shqipëri. Por pavarësisht entuziazmit të ambasadorit te reforma në drejtësi dhe Ministria e Brendshme e drejtuar nga Fatmir Xhafaj, asnjë peshk nuk ka rënë në rrjetë. 

Pas përfundimit të një aktiviteti ku merrte pjesë sot, Donald Lu u është shmangur gazetarëve, të cilët e pyetën për ‘peshqit e mëdhenj’. Ambasadori amerikan nuk pranoi të bëjë komente, por nxitoi të futej në makinë. Kurse Lapsi.al ironizon se janari ishte muaj i suksesshëm për ‘peshqit e mëdhenj’.

“Nga dosja më e nxehtë e Prokurorisë për Krime të Rënda, që ka nën hetim ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, këtë muaj lanë qelinë e burgut, dy të arrestuarit e vetëm të çështjes.

Në fillim të Janarit u lirua nga burgu Orest Sota, i kapur me 863 mijë euro, për të cilat prokuroria pati dyshime se i përkisnin Saimir Tahirit. Në Gjyaktën e Apelit të Krimeve të Rënda, gazetarët raportuan se kur u pyetën se kujt i përkisnin paratë e kapura, prokurori heshti.

Lirimi i Orest Sotës u pasua me një ngjarje skandaloze. I pagëzuar si “financier” i Habilajve, Nazer Seitaj u ekstradua në Itali, megjithëse kishte një vendim gjykate që bllokonte ekstradimin. Me ikjen e tij jashtë Shqipërisë dosja Tahiri-Habilaj po shkon drejt fundit,” shkruan portali.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Reformë fiskale për çfarë dhe ku?

Një zhvendosje e modelit neutral të tatimit të të ardhurave drejt një...
Read More