Iku me debate? Holta Dulaku flet edhe për largimin e Turit

Holta Dulaku është një prej producenteve të programeve më të ndjekura në Shqipëri si ‘Dancing with the stars’ apo ‘Tu si que vales’.

Ajo ishte e ftuar në emisionin ‘You & Me’ në ‘NRG Radio’, ku ndër të tjera foli edhe për largimin e Turjan Hyskës nga Vizion Plus.

“E para njëherë është akoma në 2XL. Çfarë doni të them për Turin? Turi është djalë fantastik, ka bagazh, është i prerë për televizion, është djalë i mençur, shumë simpatik dhe unë i uroj gjithë të mirat”- ju përgjigj ajo Julkës dhe Arjonit.

E pyetur nëse largimi i Turit nga Vizion Plus kishte qenë apo jo me debate, Holta tregoi se mënyra e lëvizjes së tij ishte korrekte.

“Jo, jo, jo, nuk është ky rasti. Turi është rritur në atë televizion. I ka dhënë shumë, siç edhe ka marrë, kështu që derën hapur e ka, jemi shumë mirë dhe mënyra e lëvizjes ishte korrekte.”- tregon ajo.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Debate të ashpra në parlament. Opozita bllokon foltoren, Ruçi mbyll seancën, ja si reagon Rama

  Kryetari i PD-së Lulzim Basha i kushton fjalën e tij në...
Read More