Ilaçe dhe naftë kontrabandë, arrestohen farmacisti dhe gomisti

ilacee

Një sasi e konsiderueshme nafte dhe medikamentesh kontrabandë janë sekuestruar nga policia e Durrësit gjatë finalizimit me sukses të dy operacioneve.

Në pranga kanë rënë shtetasit Gazmir Mato 45 vjeç dhe Indrit Tafa 46 vjeç, të dy banues në Durrës.

Policia thotë se “më datë 18.05.2017, në lagjen Nr.13, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e farmacisë së shtetasit G.Mato iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 99 lloje medikamentesh me një vlerë 400 000 lekë, të cilat nuk kishin pullat fiskale të Agjensisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore Tiranë”.

Po në lagjen Nr.3, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku shtetasi I.Tafa punonte si gomist, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 220 litra naftë e pa markuar në masën 90%, e cila është kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”dhe”Fshehja e të ardhurave” në ngarkim të shtetasit Gazmir Mato.

“Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”dhe”Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” në ngarkim të shtetasit Indrit Tafa.

Shkruar Nga
More from Revista User

Therën me thikë 35 vjeçarin, procedohen dy vëllezerit korçarë

Pas ngjarje se rëdnë në Korce ku kishte një përplasje me thika...
Read More