Ilda Tafaj; Arti i gëzuar i të veshurit

Gëzimi i të veshurit është art. Kjo është motoja në Instagramin e blogger-es së stilit, Ilda Tafaj. Shpesh zgjidhet nga revistat apo kritiket e modës si ndër të veshurat më bukur dhe e kemi zgjedhur të ndajë sekretet e stilit të saj me ne..

0-1

Picture 1 of 4

Moda për mua është identitet. Por është dhe gjuhë; gjuha më bukur që komunikojmë  pa fjalë.

Eleganca; Klasi dhe sharmi që besoj lindin me ty dhe gjatë jetës vetëm sofistikohen.

Femininiteti për mua është delikatesë. Pika më ekstreme e largësisë nga bota mashkullore.

Stili im; I guximshëm

Nuk bëj dot pa parfum dhe  celular.

Stilistët e mi të preferuar; Karl Lagerfeld; Max Mara; Malen Birger,  etj.

Markat e mia fetish; Nuk kam.

Të pashmangshmet bazike; Këmisha e bardhë, syzet, aparati fotografik.

Jeta pa taka është komode paradite. Por në darkë pa taka është si të ecësh këmbëzbathur mbi akull…

Aksesori thelbësor; çanta sigurisht.

Çanta ime  kult; Salvatore Ferragamo.

Veshja ideale; Fustan i zi dhe një varëse e gjatë me perla.

Artikulli më i bukur i gardërobës sime një pallto e Baum und Perferdgarden,  një firmë daneze shumë e veçantë.

Shija e keqe është një veshje ku s’je fare vetvetja dhe e vesh sepse e kanë dhe të tjerat.

Çfarë më bën të bukur; Buzëqeshja…..si çdo femër.

Veshja për të joshur; diçka me supet zbuluar do ishte shumë tërheqëse.

Ikonat  e mia të modës; Coco Channel; Audrey Hepburn

Suveniri më i mirë i modës; Janë shumë….

Frymëzimet e mëngjesit; puthja e ëmbël e vajzës sime, çaji i shafranit dhe një veshje e bukur

Ngjyrat e preferuara; adhuroj pastelin. Rrezikoj dhe me ngjyrat e forta.

Artikulli apo aksesori që ndjej më shumë timin janë syzet.

Peliçe, po apo jo? Nganjëherë

Bizhuteritë të vogla të çmuara apo të mëdha? Secila në veshjen e duhur.

Kurrë nuk do të vishja diçka që do më vinte në siklet. Minifund i ekzagjeruar mbase.

Sekretet  e mia të bukurisë; Babi. Pastrimi i fytyrës. Kremi i duhur. Grimi.

Jam e varur nga Dashuria…

Vintage apo avangard? Avangard.

Shkruar Nga
More from Revista User

Irak: Betejë për rimarrjen e Tal Afarit nga IS-i

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, thotë se forcat e vendit të tij...
Read More