Imagjinata e britanikut: Kotësia e dallimeve të vogla në Tiranë

Një ekspozitë unike në Tiranë nga britaniku Grayson Perry, fitues i çmimit Turner Prize, tregohet historia se si britanikët e perceptojnë konceptin e shijes dhe klasit dhe e gjithë kjo e ndjekur nga jeta dhe vdekja e personazhit imagjinar Tim Rakewell. Një udhëtim nëpërmjet klasave sociale është e ndërthurur në gjashtë tapiceri, që janë të pasura në detaje, ngjyrë dhe personazhe

Tirana është qyteti i fundit në Ballkanin Perëndimor ku mbahet ekspozita unike e britanikut Grayson Perry, një nga artistët me profilin më të lartë Britanik, në 2003 Perry fitoi “Turner Prize”, një nga çmimet më prestigjioze bashkëkohore në Mbretërinë e Bashkuar. Ai e tërhoqi çmimin i veshur si një grua, e cila përfaqëson alter egon “Claire”’, për të treguar interesin e tij në identitet, që gjendet gjithashtu në artin e tij. Duke përdorur mediat tradicionale si tapiceria, qeramika dhe grafikat për të treguar joshjet e tij me problemet sociale bashkëkohore, Perry sjell historinë se si britanikët e perceptojnë konceptin e shijes dhe klasit dhe e gjithë kjo e ndjekur nga jeta dhe vdekja e personazhit imagjinar Tim Rakewell. Një udhëtim nëpërmjet klasave sociale është e ndërthurur në gjashtë tapiceri, që janë të pasura në detaje, ngjyrë dhe personazhe. “Kotësia e dallimeve të vogla” quhet ekspozita, e cila hapet më 2 nëntor, deri më 5 dhjetor në Galerinë Kombëtare të Arteve në bashkëpunim me British Council.

Kjo ekspozitë përmban gjashtë tapiceri, 8 gravura origjinale të punës së William Hogarth, 20 riprodhime dhe 3 dokumentarë të krijuar nga udhëtimet e Perry-t në 3 rajone në Angli, ku ai u frymëzua për ekspozitën, që është bashkëpronësi e The British Council Collection, Arts Collection, Southbank Centre, Londër.

Seritë ndjekin procesin e kreativitetit të Grayson Perry-t. Në fillim jepen momentet fillestare gjatë udhëtimit të tij nëpër klasat sociale dhe më pas skeçet që ai bën nga çfarë ai përjeton. Grayson më pas dizenjon tapiceritë dhe ato janë prodhuar në Belgjikë, sipas specifikimeve të tij.

“… një portret i gjallë i klasave sociale, i një qyteti dhe i një artisti” , e cilësuar Alex Hardy, në “The Times”. Ndërsa çdo episod mbaron me njerëzit të cilët Grayson ka takuar në udhëtimin e tij, në një galeri arti bashkëkohor në Londër. Lajmërohet në biografinë e kësaj ekspozite se ndikuesit kanë mundësinë të reagojnë ndaj pjesëve të artit dhe të debatojnë me Grayson-in se si ai ka zgjedhur mënyrën e reflektimit të shijes së tij.

Episodi 1: Shija e Klasës Punëtore

Grayson Perry e filloi udhëtimin e tij në Sunderland, një qytet me tradita të forta të klasës punëtore. I ardhur vetë nga një klasë punëtore, Perry është i interesuar se si familja dhe udhëtimi përmes klasave formon perceptimin tonë se çfarë ne veshim apo blejmë dhe mënyra se si ne jetojmë. Perry zbuloi një kulturë pompoze në Sunderland, gjithashtu ndikoi edhe në edukimin e tij. Ai gjithashtu ballafaqohet me snobizmin që i rrethon shumë njerëz nga shija e klasës punëtore. Së fundmi, Perry fton të gjithë njerëzit që ai takon në Sunderland në Londër për t’i treguar pjesët e artit të frymëzuara nga eksperienca e tij në qytetin e tyre, nxitur nga debati se çfarë ai ka dashur të reflektojë rreth shijes së tyre.

Episodi 2: Shija e Klasës së Mesme

Grayson Perry e gjen veten midis klasës së mesme te Tunbridge Wells. Si dikush nga një klasë punëtore, por tani duke jetuar në klasën e mesme, Perry mahnitet nga kapërcimi nëpërmjet klasave sociale dhe kalimi te një klasë e mesme. Ai gjen një botë tjetër të tërhequr drejt markave firmato, me njerëz që duan të largohen nga shija e klasës punëtore, por janë të pasigurt se çfarë sinjalesh të përcjellin. Në Tunbridge Wells, Grayson zbulon maninë ndaj shijeve – nga ushqimi organik te mobiliet klasike dhe darkat luksoze. Këta janë njerëzit të cilët janë të vetëdijshëm për vendimet e zgjedhjeve të tyre. Por, Grayson zbulon se me të gjitha ndryshimet midis shijeve të klasës së mesme që ai ndesh, kupton që të gjithë kanë një dëshirë të tregojnë se sa njerëz të mirë ata janë…

Episodi 3: Shija e Klasës së Lartë

Tek udhëtimi i tij i fundit për të na treguar se çfarë shija nënkupton për ne, Grayson Perry jeton brenda klasës së lartë të Cotswolds në Gloucestershire, dhe takon Markezin e Bath dhe Longleat dhe Detmar Blow. Grayson shikon se shija e klasës së lartë mund të jetë një barrë edhe një bekim. Përkulja e njerëzve që ai takon për trashëgiminë e përshtatjen ndaj tradicionales, e bën Grayson-in të mendojë nëse ata e kanë të vështirë të krijojnë shijen e tyre personale. Si pronarë të shtëpive të vjetra madhështore, ata dinë mjaft rreth tapicerive, por tradita e shekullit të 21-të e Grayson-it me vetë shijen e tyre personale tregon një anë tjetër se për çfarë tjetër mund të përdoren tapiceritë.

Çfarë e frymëzoi artistin?

Duke krijuar ‘Kotësia e Dallimeve të Vogla’, Grayson Perry u frymëzua nga shumë artistë. Frymëzim kryesor ishte piktori i shekullit të 18-të, William Hogarth dhe vepra e tij ‘Historia e djalit plëngprishës’, e cila është pjesë e ekspozitës. Tetë pikturat e William Hogarth te Historia e djalit plëngprishës (1733) tregojnë historinë e Tim Rakewell, një i ri i cili ndjek rrugën e vesit dhe vetëshkatërrimit, pasi trashëgoi një pasuri nga babai i tij koprrac. Pikturat origjinale mbahen në Muzeun Sir John Soane, Londër, por sete të gravurave mbahen në shumë koleksione muzeale dhe kanë frymëzuar reagime nga një numër i artistëve kryesorë britanikë, si David Hockney dhe Grayson Perry. Hogarth vlerësohet më shumë për ‘Subjektet morale’, vepra që komentojnë mbi shoqërinë bashkëkohore. ‘Historia e djalit plëngprishës’ vinte pas suksesit të jashtëzakonshëm të ‘Historia e lavires’ (1730). Tregimi ndjek një të ri që bie pre e efekteve korruptuese të konsumizmit të shekullit të 18-të. Tim shpenzon pasurinë e babait të tij me art, muzikë, gra dhe aktivitete të tjera. Pasi u martua me një grua më të vjetër, por të pasur, i humb pasuritë në kumar, dhe jeta e tij përfundon tragjikisht kur e fusin brenda në çmendinën Bedlam, ku ndërron jetë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

“Në Ballkan, një hero më pak është një shans më shumë për paqe”

Letërkëmbimi Mapo-Danas Nga Mustafa Nano I dashur Zoran! Duke lexuar letrën tuaj, e...
Read More