Imazhe të reja nga fejesa e Afërdita Dreshajt me Jakub Kindl

Nëse keni menduar se me përmbylljen e sezonës së verës përfunduan edhe dasmat dhe fejesat në estradë, atëherë keni gabuar.

3-1

Picture 1 of 8

Artistët tanë kanë pritur fundin e vitit për të befasuar me fejesa e martesa me partnerët e tyre.

Modelja Afërdita Dreshaj kishte bërë të ditur se kishte marrë propozim për martesë nga hokeisti çek, Jakub Kindl.

Në një ambient romantik dhe me një unazë prej diamanti, i dashuri i propozoi martesë Afërditës dhe padyshim që përgjigja e saj ishte “PO”.

Në rrjete sociale, Afërdita ka publikuar imazhe të reja nga momenti i propozimit, të cilin e quan “magjik”.

“Nata e mbrëmshme ishte aq magjike, njeriu i ëndrrave të mija, dashurie e jetës sime më propozoi martesë!! Nuk mund të pres të kaloj gjithë jetën me ty… Përgjithmonë Mbreti im! 21.12.2017 [????] [????] [????] ”, shkruan ajo.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e diel 18 mars 2018

Dashi Jeta private gjatë kësaj dite do të jetë disi e lëkundur...
Read More