Imigrantët afrikanë në Evropë



evropa

Ministrat e brendshëm të Gjermanisë dhe Italisë po i kërkojnë Bashkimit Europian krijimin e një misioni në kufirin e Libisë me Nigerinë, në përpjekje për t’i ndalur imigrantët, kryesisht afrikanë, të hyjnë në Europë.

Në një letër dërguar Komisionit Europian, ministrat thonë se përpjekjet e deritanishme ndërkombëtare për të kufizuar hyrjen e imigrantëve në Europë, janë provuar se janë të pamjaftueshme.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më tepër se 43,000 imigrantë, shumica nga Afrika Nën-Sahariane, kanë mbërritur këtë vit në brigjet europiane nga Libia dhe se në muajt e pranverës dhe të verës, pritet që numri i tyre të rritet ndjeshëm.

Rreth 1,200 imigrantë kanë vdekur gjatë përpjekjeve për të kaluar Detin Mesdhe drejt Evropës.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Fier, burri tenton të godasë gruan me kaçavidë në sy të vajzës

Në një familje në Fier ka ndodhur një episod i rëndë dhune....
Read More