Implikimet e Kombit: Rasti Gjerman

Debati akademik mbi karakterin e Bashkimit Europian ka arritur të krijojë qasje të ndryshme mbi analizën dhe mënyrat e integrimit. Studiuesit e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare janë prirur ta përqendrojnë debatin mbi rolin që shteti implikon në ndërtimin e këtyre instancave mbikombëtare. Flitet për një Europë e cila është e përbërë nga copa shtete-kombesh me identitete të qarta dhe të dallueshme nga njëra-tjetra.

Nga Elton Ndreka

Debati akademik mbi karakterin e Bashkimit Europian ka arritur të krijojë qasje të ndryshme mbi analizën dhe mënyrat e integrimit. Studiuesit e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare janë prirur ta përqendrojnë debatin mbi rolin që shteti implikon në ndërtimin e këtyre instancave mbikombëtare. Flitet për një Europë e cila është e përbërë nga copa shtete-kombesh me identitete të qarta dhe të dallueshme nga njëra-tjetra. Në vijim, çështja që shtrohet është se si kombi e implikon ndërtimin e shtetit. Ndërsa ky i fundit i njohur në ligjësitë e instancave të bashkimit europian luan rol në politikat e BE, apo ndodh ashtu si neofunksionalistët pretendojnë që BE po e fut shtetin në një rrugë integrimi të pakthyeshëm.

Rasti i gjerman -dhe roli që luan në zgjidhjen e krizës ekonomike greke- na shfaq një Europë të paaftë për të diktuar politikat e saj mbikombëtare. Madje, ajo që vërehet është se janë pikërisht interesat e kombeve, të popujve- të cilët kanë formuar shtetin e tyre kombëtar- ata të cilët i diktojnë Europës interesat dhe vendimmarrjet. Kjo situatë vërehet kur bëhet fjalë për shtetin më të fuqishëm ekonomikisht dhe për rrjedhojë politikisht. Gjermania iu paraprin vendimeve të marra nga këshilli i Europës për problemin e krizës greke. Është kancelarja Angela Merkel ajo që mban një qëndrim i cili ndiqet pothuajse në të njëjtët terma nga institucionet e Europës së bashkuar.

Kur themi kombi, kemi parasysh përkatësinë e një komuniteti dhe kulturën e cila krijon kushtet për një shtet që në vete është një universalitet i të bërit të botës. Potencialisht Gjermania është universaliteti i të bërit të Europës dhe është pikërisht aftësia vendimmarrëse e shtetit gjerman ajo çka e shfaq institucionin europian si të vendosur për çështjen e Greqisë.

Qasjet teorike mbi Kombin

Termi komb është aq i debatuar në fushën akademike saqë vështirë të mund të gjemë një përkufizim të plotë. Qasjet teorike dhe autorët janë të shumtë dhe në kundërshtim më atë se çfarë përcaktojmë me komb. Dallimet e mëdha teorike fillojnë më përcaktimin e asaj çka do quhej origjina e kombit për të vijuar për rolin që ka kombi në ndërtimin e shoqërive moderne dhe shtetit. Referuar këtij debati të madh teorik do mundohemi të ndalemi në pikat më të rëndësishme për të ardhur në një përfundim më të gjithëpranuar ose së paku të vizojmë pika e përbashkëta të qasjeve dhe autorëve. Qasjet kryesore të përcaktimit të origjinës dhe rëndësisë që kombi ka në ndërtimin e shtetit vijon nga teoricienët që e njohin origjinën e kombit nga një bazë antike deri tek autorët që janë të mendimit se kombi është një ide dhe strukturë shoqërore moderne. Në qasjen e parë bëjnë pjesë Perenistët dhe Primordilastët me disa prej autorëve më të rëndësishëm Umut Ozkirimli, Edward Shils, Clifford Geertz Harold Isaacs (Primordialist), Adrian Hastings, Hugh Seton-Watson (Perenist). Në qasjen e dytë bëjnë pjesë Etnosimbolistët dhe Modernistët me autor Anthony D.Smith, John Armstrong Patrick Geary, Walker Connor John Hutchison(Etnosimbolistët), Karl Deutsch, Elie Kedurie, Ernest Gellner, John Breuilly, Eric J.Hobsbawm (modernistët). Pyetja që shtrohet në këtë kapitull është: A kemi kritere objektive për të njohur kombin?

Primordialistët shprehen se mund të konfirmohet lehtësisht se kombi dhe nacionalizmi kanë qenë gjithnjë prezentë dhe gjenden në histori. Ndoshta janë shënuar me terma të ndryshëm, por që përshkruajnë fenomene të ngjashme. Vlen të thuhet se të dhënat e karakteristikave e të qenit njeri e bëjnë atë domosdo pjesë e një bashkësie të ngjashmish me simbolet e tyre kulturore dhe shenjat (domethëniet) e tyre komunikuese. Në këtë kuptim kombi janë ide që pretendojnë gjithëpëfshirjen e anëtarëve dhe shpalljen e universalitetit. “Këto të dhëna të kombit ne i gjemë që në kohë prehistorike dhe ndërtojnë një pjesë natyrore të njeriut. Origjina e kombit është paramodrne, konsiderohet një fenomen antik që ka përshkruar epoka dhe kontinente” (Ozkirimly.U.2005.f.34). Me fjalë të tjera, kjo qasje shprehet për një organizim të gjithhershëm të njeriut në grupe me përkatësi të njëjta kulturore, simbole të njëjta dhe gjuhë të njëjtë të vendosur në territore të caktuara ku zhvillonin jetën e tyre shoqërore. Këto të dhëna, që quheshin ethne janë të njëjtat të dhëna që kemi sot për kombin.

Perenistët janë të ngjashëm me primordialistët kur bëhet fjalë për përcaktimin e origjinës së kombit si parahistorike. Grupet shoqërore të quajtura etni apo kombe “ janë me orgjinë antike të lidhur ndërmjet ndjenjave dhe kulturës, por nuk shtyhen si primordilistet deri në përcaktimin e kësaj origjine si të natyrshme dhe universale” ( D.Smith,A.1992.f.49). Si të thuash, kemi lidhjen e kombeve të sotëm me një origjinë stërgjyshërore e cila i paraprinë dhe e formon, por kjo origjinë nuk është e themeluar natyrshëm si komb. Pikërisht, për këtë arsye kemi disa etni të cilat e kanë formuar kombin dhe disa që janë zhdukur për gjatë shekujve të historisë.

Kombet e sotëm janë të një origjine etnike të cilët kanë pësuar dhe një lloj reformimi. Kësisoj bëhet dallimi mes etnisë dhe kombit: “Etnia është një grup njerëzish që bashkëndajnë të njëjtin identitet kulturor dhe flasin të njëjtën gjuhë. Këto janë elementët që përkufizojnë të gjithë shoqëritë paramoderne, por që mund të mbijetojë vetëm nëpërmjet një besimi të brendshëm të kombit të qëndrueshëm”. Kalimi etnive në kombe nënkupton një lloj ndërgjegjeje tjetër për rolin politik të kombit. Kombi zotëron një lloj ndërgjegjeje më të thellë për vetën, aq sa një komb mund të jetë i ndërtuar më shumë se një etni dhe që implikon sigurinë e qëndresës identitare të tyre. Ndër të tjera, “Kombi zotëron ose kërkon të drejtën e një identiteti politik dhe të autonomisë si popull bashkë me zotërimin e një territori të veçantë” (Hastings,A.1997.f.2-5). Në këtë kuptim, kriteret objektive të njohjes së kombit nuk janë thjesht identiteti kulturor, simbolet dhe gjuha stërgjyshërore, të cilët kritere për të vlerësuar etnitë, por aftësia etnive për t’i fituar një ndërgjegjeje të tillë sa të kërkojë të drejtën e lirisë politike për ta drejtuar jetën e grupit sipas parimeve të veta dhe për të zotëruar një territor të caktuar.

Etnosimbolistët e trajtojnë kombin si një fenomen tipik modern. Çështja që shtrojnë nuk ka të bëj me faktin e një origjine “të rënë nga qielli” i kombeve. Sigurisht, ata e pranojnë se kombet kanë një bazë etnike të lashtë dhe në këtë pikë janë disi të ngjashëm me perenistët, por ndryshe nga këto të fundit e shtrojnë çështjen nga ana e ciklit dhe jo stadit të një ndërgjegjeje të thelluar për përkatësinë. Si të thuash, “ në të shkuarën njerëzit kishin mënyra të ndryshme për t’u paraqitur dhe identifikuar, të cilat përdorën si kategori për të analizuar- si popull dhe etni për shembull- dhe që nuk janë në gjendje gjithnjë për t’i ndërlidh këto diferenca, mbi të gjitha për shkak të faktit se kufizohen në një lloj përmbajtje objektive, ose të mbyllur” (Geary,J,P.2002). Pra, etnia është një nga mënyrat më të cilën njerëzit identifikohen dhe shfaqin si identitet të vetin, por në këtë mes identitetesh etnia është vetëm një identitet dhe ndër më pak të rëndësishmit.

Modernistët, pika ku mbështetet kjo qasje është marrja nën shqyrtimin të kalimit të shoqërisë nga shoqëri tradicionale në atë moderne (Llobera,J.1999.f164). Kjo periudhë tranzicioni është çasti kur kombi del në dritë. Qasja është kritike ndaj etnosimbolistave dhe perenistave, duke theksuar risinë absolute të shfaqjes së kombit në arenën e ndërtimit të shtetit. Pra, ndërsa ruhej disi një lloj marrëdhënieje ndërmjet etnive paramoderne dhe kombit modern, modernistët e kundërshtojmë fuqishëm këtë hipotezë, duke i mëshuar idesë që kombi është një shpikje e modernitetit për arsye thelbësisht politike. Eric J.Hobsbawm në fushën e historisë nënvizon natyrën esenciale politike të kombit dhe rolin aktiv të qytetarëve dhe të elitave në ndërtimin e konstrukteve shoqërore (Smith,D,A.1998.f,19-20). Gjatë viteve shtatëdhjetë ku pësuar rënien përfundimtare të kolonive dhe ngritjen e shtet kombeve të reja, debati u fokusua te potenciali shtet formues që sillte ideja e kombit. Pra, bëhet fjalë për një ngjizje të një ideje plotësisht të re, një ndërgjegje të paparë ndonjëherë në historinë e kombit, e cila nëpërmjet krijimit të kulturës dhe ndërtimit të strukturave shoqërore është e aftë të mobilizojë masa shoqërore prej kushteve të veçanta politike, ekonomike dhe shoqërore të prodhuara prej procesit të modernizimit. Sigurisht, kushtet që kombi të lind u bën të mundur falë filozofisë së “Ndriçimeve” , por edhe falë ndryshimeve të madhe industriale, ku organizimit shoqëror i duheshin baza të reja organizative. Ndërtimi i pallateve, largimi i punëtorëve nga qendrat familjare, farefisnore, bëri të mundur daljen e ideve nacionalistë si bazë e organizimit të shoqërisë. Në këtë kuptim Ernest Gellner shprehet se nacionalizimi është i pamundur në një shoqëri agrikulture “ dhe vjen si shkak i organizimit të shoqërisë industriale” (Gellner,E.1997.f.47).

Çasti ku shumica do kërkonte hegjemoninë e kulturës së vet do ishte pikërisht i mundur vetëm nën kushtet themelore të shtetit modern, nën kushtet e një sistemi edukativ të përbashkët” (Gellner,E.1997.f.65). Nga kjo pikëpamje, momenti historik i cili ka prodhuar më shumë se çka tjetër kombin është Revolucioni Francez. Parulla e mirënjohur “LIRI, BARAZI, VLLAZËRI” u bën objekt e reflektimeve dhe të debateve teorike përgjithësisht mbi idenë politike që përvijoj, por veçanërisht për implikimin që kombi ka në ndërtimin e shtetit modern. “kombi – për shembull- tani merr shenjat e një opozicioni ndaj të privilegjuarve dhe përputhet me një bashkësi qytetarësh prej të cilëve del sovraniteti kolektiv që themelon legjitimitetin e shtetit, i cili konsiderohet shprehje e këtij vullneti sovran” (Hobsbawm,J.E.1991.f.23-24). Kështu atdheu para së gjithash kuptohet si një vend i mirë përcaktuar, një territor i cili gëzon sovranitetin e popullit të cilit i përket. Historiani John Breuilly i cili shprehet se nacionalizmi është një forme sjelljeje veçanërisht moderne dhe se vijimi i shpjegimit të kombit nëpërmjet termave si kultura, ideologjia, identiteti, klasa ose moderimi, do të thotë të fshehësh faktin themelorë që kombi është para së gjithash dhe mbi të gjitha një çështje politike, të politikës së fuqisë dhe pushtetit të kontrollit të shtetit (Breuilly,J.1993.f.1). Ajo që tentohet të qartësohet është fakti thelbësisht politik i idesë së kombit.

Qasja Konstruktiviste e zhvendos vëmendjen nga gjeonologjia e origjinës së kombit te implikimi që kombit sjell si ide që bashkërendon qytetarët në ndërtimin e shtetit. Si të thuash, konstruktivistët, i shmangën debatit të perenistëve, etnosimbolistëve dhe modernistëve, për ta marrë si të mirëqenë faktin se kombi është një konstruksion modern. Ajo që ju intereson është marrja në shqyrtim e faktit se si kombi është ngjizur, pra jo origjina etnike e kombit, por kombi si i ngjizur nga qytetarë me përkatësi kulturore dhe tradicionale të njëjtë apo si komb i ngjizur nga elitat politike për interes të pushtetit politik. Në këtë pikë, teza konstruktiviste shprehet se kombi është një shpikje elitave politike dhe që e gjithë ideja e kombit është një konstrukt shoqëror i shpikur nga elitat. Në këtë pikë edhe qasjet si etnosimbolistët dhe modernistët e pranojnë rolin e elitave politike në ndërtimin e kombit edhe pse te etnosimbolistët kjo lidhje është më së shumti historike dhe te modernistët është më së shumti pragmatiste.

Tre qasje kryesore dhe një shtesë si ajo e konstruktivistëve janë të ndarë pothuajse në pjesën më të madhe të qëndrimeve kur bëhet fjalë për origjinën e kombit, rolin e elitave në ndërtimin e kombit etj. Megjithatë, këto qasje, edhe pse kanë rezerva për idenë që kombi implikon në ndërtimin e shoqërisë dhe shtetit, janë të njëmendje se ideja e kombit implikon një shoqëri të bashkërenduar për nga ndërtimi i shtetit të tyre kombëtar dhe që rrallë gjendet në historinë e njeriu ide që gjeneron kaq fuqi dhe vullnet për punë të një popull. Me fjalë të tjera, pyetjes që shtruam në fillim të këtij kapitulli mund t’i përgjigjemi se kriteret objekti të njohjes së kombit janë aftësia e një komuniteti për të ndërtuar një shtet dhe për ta kërkuar të drejtën politike në bazë të kësaj përkatësia. Nëse debati teorik kryesisht ndalet dhe ndahet te origjina e kombit, ajo që pothuajse i bashkon është aftësia e kombit për të ndërtuar një komunitet qytetarësh të barabartë dhe solidarë, të cilët kërkojnë të drejtat e tyre politike në ndërtimin e institucioneve të veta shoqërore. Kriteri objektiv për të njohur kombin është aftësia e një komuniteti për të ndërtuar shtet në bazë të kësaj ideje. Le të themi se ku ekziston një komb ekziston një shtet për atë, edhe anasjelltas është e vërtetë.

Qasjet teorike mbi BE

Është më rendësi të trajtojmë edhe disa prej qasjeve teorike të BE sepse tema lidhet më së shumti me idenë se si kombi e implikon ndërtimin e shtetit në kuadër të këtij organizmi mbi kombëtarë. Pyetja që shtrohet në këtë kapitull është se me çfarë organizmi artificial kemi të bëjmë kur përmendim Bashkimin Europian? Përgjigjet janë të ndryshme dhe të papërfunduara, ende sot në fushën akademike të shkencave sociale dhe veçanërisht në shkenca politike diskutohet rreth karakteristikave të BE, nëse kemi të bëjmë me një organizëm ndërkombëtarë apo me një organizëm federal; për disa teoricien ngjanë me një super shtetet që luanë fuqishëm në arenën ndërkombëtare, për disa është drejtë të qenit organizëm shtetërore i ngjashëm me shtetet e mëdha, dhe për shumë të tjerë as që i ngjanë në fuqi dhe në bashkëpunim aq sa emri BE na propozon. Për këtë çështje debati me i madh është fokusuar ndërmjet dy qasjeve rivale mbi BE të cilat janë ajo neo-funksionaliste dhe ndër-qeveritare, pa përjashtuar këtu qasjen federaliste e cila shprehet për një pikëpamje të ndërmjetme mbi BE dhe rolin e shteteve anëtarë.

Neo-funksionalistët (funksionalistët e rinj) e konsiderojnë procesin e integrimit dhe marrëdhëniet e shteteve anëtare në BE si në një proces dinamik të kapërcimit të sovranitetit absolut të shteteve, të cilët shkojnë drejt bashkimit politik pa mundur të vazhdojnë duke u mbivendosur me politika lokale politikave të elitave teknokrate të institucione mbi kombëtare. Më fjalë të tjera, procesi i integrimit ndërmjet shteteve europiane i cili ka nisur nga themelet ekonomike, duke integruar gradualisht institucione të reja dhe duke marrë përgjithësi të reja nëpërmjet këtyre institucione, formon bazat e një shteti ku diferencat kombëtare, në mos shkojnë drejt fshirjes, së paku i nënshtrohen një autoriteti mbi kombëtarë. Nga ky drejtim teorik mund të thuhet që shtetet kombëtare, jo vetëm që nuk njihen ndonjë rol në procesin e integrimit, por dhe që merr formën e një njësi të ndërvarur nga institucione ndërkombëtare. Në këtë kuptim, kombi si ideja bazë e organizimit të komunitetit politik në formën e ndërtimit të shtetit modern nuk merret pothuajse aspak parasysh nga tradita neo-funksionaliste dhe nuk i njihet rëndësia në implikimin që mund të ketë në zhvillimin e mëtejshëm të integrimit të shteteve.

Në fakt- siç do ta shikojmë edhe në teorinë ndërqeveritare- ideja e kombeve apo e shteteve kombëtare shkon përkundrejt idesë se Bashkimit Europian për shkak se kemi njëlloj përplasje identitetesh. Si të thuash, neufonksionalistët nëpërmjet tre teorive kryesore e shikojnë BE si një proces në të cilin ose nëpërmjet efektit dytësorë (shiko Ernest B Hass: sopozon se bashkëpunimi në një fushë politike do të krijonte presion në një fushë tjetër politike të afërt me të duke e quar drejt integrimit) apo nëpërmjet socializimit të elitave (shembulli i parlamentit Europian) bëhet i pashmangshëm integrimi dhe krijimi i një identiteti europian. “Me kalimin e kohës besimi i masave shoqërore do të duhej të kalojë nga gjendja e kombit në atë mbikombit” ((Kostakopolou 2001).

Shkolla e mendimit Ndërqeveritar e shikon BE si një organizatë ndërkombëtarë ku shtetet kombëtare bëjnë pjesë për hir të interesave kombëtare. Kjo qasje zë fill nga ajo realiste, por tashmë e fokusuar në çështjet e integrimit europian. Në këtë kuptim, për realistët siguria kombëtare është qëllimi kryesorë i shteteve dhe sipas një pikëpamje liberal-pluraliste, qëllimet janë më së shumti ekonomike (Moravcsik, Shimmelfenning.2009). Kështu instanca e fundit e kontrollit të bashkëpunimit të një shteti me instancat ndërkombëtare është interesi ekonomik dhe politik i shteteve kombëtare. Shtet bëhen pjesë e projektit për hire të këtyre interesave dhe janë të gatshëm të tërhiqen nga këto instanca kur mendohet se po i shkelen interesat apo nuk ka më interes për të qenë pjesë. Megjithatë as kjo qasje nuk është në gjendje të shpjegojë plotësisht çështjet e BE, si për shembull pse shtete kombëtare janë të interesuar në ndërtimin e institucioneve të Bashkimit Europian, aq sa këto institucione u cenojnë edhe pushtetin e qeverive lokale? Kësaj pyetje studiues të quajtur neoinstitucionalist (March, Olsen 2005) i janë përgjigjur duke u shprehur se: edhe pse institucionet europiane janë ndërtuar prej shteteve anëtare në bazë të interesave kombëtare, këto shtete kanë pësuar një proces transformimi të vazhdueshëm. Zhvillimi i një qeverisje komplekse dhe në shumë nivele ka kontribuar për ridimensionimin e roleve të qeverive kombëtare (Weiner 1999; Diez. Weiner 2009).

Duke qenë se objekti kryesor për vërtitim e tezave të ndërqeveritarizimit ,si edhe institucionalizim, janë përgjithësisht institucionet dhe veçanërisht institucioni i vendimmarrjes, pra, qeveria, kjo shkolle mendimi bën studimet e para mbi “qeverinë europiane” dhe kërkime empirike rreth efekteve të politikave komunitare mbi shtetet kombëtare. Në këtë kuptim, “identiteti kombëtarë” konsiderohet “ si pjesë e formës kulturore, ndërsa ai europian si pjesë instrumentale themeluar mbi llogaritë e interesave të qytetarëve” ( Outhwaite ,2008). Institucioni i qeverisë kombëtare bëhet pjesë e një instance duke pasur parasysh mos cenimin e këtij identiteti, i cili për komunitetin është pjesë thelbësore e të birit qytetari, ndërsa institucionet mbikombëtare, të cilat riformulojnë pozitat e qeverisë, nuk e zhbëjnë as nuk e zëvendësojnë pozitat vendimmarrës. Pikërisht, pozita qendrore e qeverisë kombëtare brenda këtyre instancave mbikombëtare e bën të mundur lidhja që komuniteti lokal ka me institucionet e themeluara drejtpërdrejt nga qytetaria, pra, me atë identitet që e njeh si historikisht të vetin. Në këtë kuptim, identiteti kombëtarë me atë europian janë në kundërshtim me njëri-tjetrin edhe sepse identiteti europian njihet si komuniteti i përbërë nga shumë kombe dhe çdolloj sheshimi do shkonte kundrejt identitet kombëtare. Në një farë mënyre, shtete kombëtar, të cilët janë pjesë e BE, janë pjesë e një identiteti instrumental për hire të fuqisë ekonomike dhe politike që i sjell.

Sigurisht që qasjet teorike mbi BE janë më të zgjeruara dhe ekzistojnë shkolla mendimi të tjera qe këtu për arsye që i konsiderojmë jo të domosdoshme nuk po i trajtojmë. Arsye pse përmendim vetëm këto dy shkolla është se veç faktit që janë qartësisht në kundërshtim me njëra-tjetrën, veç se janë një lloj “syzeje” për të parë realitetin e BE, janë shkolla mendimi të cilat kontribuojnë në thellimin e integrimit në BE. Kuptohet se interpretimet e ndryshme mbi realitetin në një farë mënyre do këshillonin mënyra të ndryshme për të krijuar kushtet integrimit të mëtejshëm. Për shembull nëse te neofunksionalistët efekti dytësorë do dërgonte integrimin e pa shmangshëm të fushave të përafërta politike, pra, në një lloj kuptimi, thellimi i integrimit të shteteve kombëtare dhe sheshimi i diferencave kombëtare është drejtë një rruge të pashmangshme; te ndërqeveritaristët nuk është kjo shtysa kryesore për të cilën BE funksionon më së mirë, por fakti që shtetet kombëtare kanë interesa të cilat mund t’ia plotësoj vetëm kjo instancë ndërkombëtare është shtysa e cila i ndërlidh kombet me BE-në.

Kriza Greke ( Shembulli Gjerman)

Së fundi janë shënuar dy ngjarje të rëndësishme të cilat kanë provokuar situata të papara në hapësirën gjeografike dhe politike të Europës. Ngjarja e parë u shënua si Kriza Greke ku Europa e bashkuar u gjend në një terren të ri që duhej menaxhuar nga udhëheqësit politik të shteteve anëtare. Borxhi grek i konsideruar nga analiza e FMN si i pamenaxhueshëm pa ndihmën e shteteve anëtare të BE, vë në provë jo vetëm aftësinë e institucioneve europiane për t’iu përgjigjur situatës në të cilën rrezikohej një nga anëtarët, por, para së gjithash provohej qendrat e autoritetit. Si të thuash, një pjesë e kësaj bashkësie rrezikohej ekonomikisht dhe politikisht, aftësia për t’iu përgjigjur situatës do shfaqte gjendjen e bashkëveprimit që kanë organet e këtij trupi mbikombëtar. Pra, nga njëra anë qëndron trupi i shtete kombeve i cili është pjesë e një trupi politik si BE, nga ana tjetër kemi dy lloj ndërveprimesh institucionale të veçanta të trupit me pjesën. Kriza Greke do angazhoj në menaxhimin e saj veç qeverisë greke apo në një farë forme institucionet europiane edhe qeveritë e shteteve anëtare si Gjermani, Franca dhe Italia. Rasti i dytë ka të bëj me krizën e emigrantëve temë që nuk do trajtojmë këtu.

Debati mbi çështjen e krizës greke u përqendrua mbi dy fakte. Së pari, është fakt se Greqia kishte borxhe ndaj Fondit Monetarë Ndërkombëtare dhe Bankës Qendrore Europiane, dhe së dyti populli grek me zgjedhjen e SYRISA, ndjekur nga referendumi për shtrëngimet e propozuara, deklaronte qartë vullnetin për t’i shmangur detyrimet ndaj këtij borxhi. Në terma të gjerë problemi shtrohej ndërmjet ekonomisë dhe politikës, çfarë do kuptohej si problem i shtruar për t’u zgjidhur prej institucioneve Europiane si instanca ku kombet janë integruar më së shumti ekonomikisht , ose prej shtetit Grek si instancë e themeluar prej një populli politik. Në këtë kuptim, Europa politike mungon sepse shquan në vete një zonë që e njeh vetëm në terma ekonomik. Thënë ndryshe, vendimin politik të popullit grek kundër rekomandimeve për shtrëngesa ekonomike, prej institucioneve europiane nuk merret si vendim që mund t’i shkëputet politikisht një pjesë e vetja, por si mundësi që të mos i kthehen paratë. Në fakt, për daljen e një shteti nga BE është vendim që i përket atij shteti dhe kjo u nënshkrua në Lisbonë . Aq sa vete qeveritar grek shprehen se: “Nuk mund të na përjashtoni as nga BE-ja e as nga Eurozona, sepse një mundësi e tillë nuk ekziston” (Agustin Paloka. Koha. net)

Qëndrimin e i Komisionit Europian ose institucionit mbi kombëtarë si politik mund të merret në konsideratë veç nëse dallojmë qartë influencat e popullatave të vendeve anëtare. Akuza që i bëhet demokracisë greke, e shprehur në referendumin e fundit (mbajtur me 5 qershor të 2015), është fakti se shumë popuj të shteteve anëtare të Europës janë shprehur pro këtyre masave. Madje fakti që Greqia është mbështetur nga këto institucione më shumë se sa shtetet e tjera pjesë e BE është para me dyshim nga këto shtete. Pikërisht, përballja e pjesëve politike brenda BE e shtynë institucionin e Europës së bashkuar për të marrë një vendim kundër vullnetit të popullit grek. Por është fakti i të konsideruarit pjesë popujt dhe shtetet, marrja pozitës politike veç për nga perspektiva e popujve dhe shteteve ajo që e ndanë Europën e bashkuar nga politikja. Që këtej mund të thuhet se qendra e pushtetit janë interesat e popujve, çka përputhet plotësisht me tezen ndërqeveritare, por bëhet e qartë edhe fakti që janë shtet kombëtare ata të cilat i kanë dhënë një status BE, nga e cila BE sipërmerr veç për aq sa i është lejuar. Këtu kemi parasysh mbledhjet e liderëve të Europës, të cilët do duhet të dilnin me disa rekomandime për qeverinë greke dhe rezulton se rekomandimet përputhen me vullnetin e shteteve anëtare të BE, para së gjithash me vullnetin e shteteve që kishin investuar më së shumti në dhënien e huave Greqisë.

Gjermani e udhëhequr nga Angela Merkel në gjuhën e së cilës thuhej se “Greqia duhet me patjetër të marri masa shtrënguese për të shlyer borxhin që i ka FMN-së dhe BQE” . Edhe pse shtet i cili bashkë me Francën konsiderohen si themelues të projektit të Europës së bashkuar qëndrimi ndaj krizës greke e vendos theksin e qendrës drejtuese nga BE te Gjermania. Në këtë kuptim, BE si integrim ekonomik mes anëtarëve do ishte e kuptueshme fuqia udhëheqëse anëtarit më të fuqishëm ekonomikisht dhe për më tepër që Gjermania është anëtarja e cila ka derdhur investimet më të mëdha në BQE. Pra nuk është e vërtet se gjermani është e interesuar vetëm për shfrytëzimin e krizës kreke për të mundur të shkëpusë nga Greqia ishujt milionaeuroshe, por mbi të gjitha se paratë që mund të shtyhen ose mund të mos i kthehen BQE janë para të popullit Gjerman . Angela Merkel do kërkonte që Greqi të bëhej serioze në pagimin e saj që kishte marr borxh për shkak se ato para janë puna dhe mundi i gjermanëve. Angazhimi i fuqishëm i Merkël për ta zgjidhur rastin e krizës greke, nuk bëhej për shkak se aty prekeshin vetëm interesat e BE, por para së gjithash prekej interesi gjerman. Marrja e rolit të udhëheqësit të Europës ishte një detyre e mobilizuar nga vota e qytetarëve gjermanë, të cilët më të drejtë kërkojnë të dinë se ku shkojnë paratë të cilat taksohen nga shteti i tyre, dhe se si qeveria gjermane i mbron interesat e qytetarëve të vet. Pra, nëse Europa e bashkuar i dihet të qëndrojë mes kombeve për të ruajtur balancat- me pak fjalë, nuk ka veç një popull të vetin- gjermania i duhet të ruajë pozitën e qendrës së pushtetit politik për hire të atij populli i cili ka ngritur shtetin në bazë të vullnetit të përbashkët të individëve me përkatësi të njëjtë kombëtare, përkatësi i cili mobilizon politikat qeveritare dhe vlerëson punën dhe mundin e vetë qytetarëve.

* As. Lektor në UET. Ditët e Studimeve Shqiptare, prill 2016

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Rama i lutet Bashës: Jemi pranë hapjes së negociatave me BE

Kreu i qeverisë Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së...
Read More